PPK vazhdimisht ka përdorur këto dy rajone për të lëvizur militantët, armët, bomat dhe materiale të tjera, që i përdor për të kryer sulme ndaj ushtrisë turke. Sulmi i fundit i PPK-së u krye në qytetin Diyarbakir, ka thënë ushtria përmes një njoftimi për media.
Ende nuk ka raportime për numrin e të vrarëve nga këto sulme ajrore.
PPK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ankaraja thotë se anëtarët e PPK-së po gjejnë strehë në Irak dhe Siri.























