Presidenti Rexhep Tayip Erdogan fajësoi Shtetin Islamik, duke thënë se të dhënat tregojnë se autori ishte një djalë i ri 12-14 vjeçar. Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin duke thënë se “autorët e këtij akti barbar në mënyrë cinike dhe prej frikacaku vunë në objektiv një dasëm”.
Uashingtoni njoftoi se nën presidenti Joe Biden do të vizitojë Ankaranë të mërkurën për të ripohuar angazhmin amerikan për bashkëpunium me Ankaranë në luftën kundër terrorizmit.






















