Një 29-vjeçar turk ka vrarë bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit solli në jetë vajzën e dytë. I riu dëshironte shumë që bashkëshortja të lindte djalë dhe nuk e ka duruar dot faktin që kjo e fundit ka sjellë në jetë përsëri një vajzë. Ngjarja ndodhi në provincën jugperëndimore të Diyarbarkin.
Vrasësi, i cili punonte kamerier në një restorant, ka njoftuar policinë duke i thënë: “Jam duke vrarë dike”. Gjatë procesit gjyqësor avokati është përpjekur të justifikojë vrasjen duke përsëritur, që burri dëshironte një djalë dhe pas ardhjes në jetë të vajzës ai humbi kontrollin duke mbytur gruan. Edhe policia është kritikuar në këtë rast, pasi nuk ka pasur aftësinë të bindë burrin të mos kryejë vrasjen.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














