Nuk i ka shpëtuar tundimit ndaj veshjeve të bukura dhe ka zgjatur dorën jo për t’i blerë, por për t’i vjedhur. Mirëpo, 20-vjeçarja me banim në Tiranë është pikasur nga shitësit dhe është arrestuar në vend.
Policia e Tiranës njoftoi sot se më datë 1 korrik 2016 u arrestua Enxhi Selmanaj, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dyqan veshjesh, u kap duke vjedhur disa artikuj.
Arrestimi ndodhi sipas nenit 134 të Kodit Penal.















