Kjo deklaratë vjen pasi Kievi tha se Rusia ka grumbulluar më shumë trupa gjatë ditëve të fundit, të pajisura me pajisje modern, në kufirin e Ukrainës me Krimenë e aneksuar.
Oleh Slobodyan, zëdhënësi i rojave kufitare të Ukrainës, tha sot se “ne pa mëdyshje mund të themi se trupat ruse, të cilat janë aty që nga marsi, tani janë zëvendësuar me trupa tjera.”
Presidenti I Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi dje Kievin se po provon që ta destabilizojë Krimenë, përmes diversantëve. Kievi I ka refuzuar akuzat e tilla, duke i quajtur “të pakuptimta dhe cinike”.























