• Latest
  • Trending
  • All

Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme, BE do të shpërbëhet

16/01/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trump trondit Europën: NATO është e panevojshme, BE do të shpërbëhet

16/01/2017
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Donald Trump ka folur për herë të parë për mediat europiane pas zgjedhjes së tij president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë dhënë gazetës bulavardeske gjermane «Bild» dhe të përditshmes britanike «Times» ai i është drejtuar europianëve në prag të marrjes së detyrës. Trump do të inaugurohet të premten në Washington. Deklarata që ka bërë më së shumti jehonë në mediat gjermane të dielën pas orës 23:00, kur «Bild» e ka postuar intervistën në internet, ka qenë ajo mbi NATO-n. Sipas një përmbledhjeje të intervistës të bërë nga agjencia e lajmeve DPA Donald Trump e ka quajtur NATO-n të panevojshme. Ai ka thënë se Aleanca Veriatlantike është themeluar ngaherë dhe vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë. «Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve. Trump e ka filluar intervistën duke pyetur gazetarin e «Bild»: «Si është Angela Merkel?» Pastaj ai ka atakuar ashpër kancelaren gjermane, duke e quajtur politikën e saj ndaj refugjatëve si «katastrofale». «Kam respekt të madh për Merkelin, por mendoj se ishte shumë fatkeqe çfarë ka ndodhur». Ai kritikoi që Gjermania pranoi «gjithë këta njerëz», pa marrë parasysh se nga vinin. «Ju e dini se unë e dua Gjermaninë, sepse babai im rrjedh nga Gjermani dhe unë nuk dua të gjendem në një situatë të tillë». Që nga dita e parë e punës së tij SHBA do të angazhohen për kufij të sigurt, tha Trump. «Njerëzit nuk duan që në vendin e tyre të vijnë njerëz të tjerë dhe ta shkatërrojnë». Ai paralajmëroi se «do të ketë kontrolle ekstreme të sigurisë, nuk do të jetë më siç ka qenë deri më tani». Trump tha se e kishte fjalën për myslimanët «nga shumë pjesë të botës, të cilët kanë shumë probleme me terrorizmin». Duke folur për luftën e Irakut të filluar më 2003 nga SHBA-të, ai tha se me gjasë ajo ishte vendimi më i keq në historinë amerikane. «Ne e kemi ndezur atë – ka qenë si të hedhësh gurë në zgjoin e bletëve» dhe «tani është një nga tmerret më të mëdha të të gjitha kohërave». Trump tha se ka qenë më mirë të krijohen zona të sigurisë për refugjatë në Siri dhe se kjo do të ishte më pak e kushtueshme se trauma që po e përjeton tani Gjermania. Në pyetjen nëse ndërhyrja e Rusisë në luftën e Sirisë ka qenë e mirë apo e keqe, Trump tha: «Jo, ajo ishte një punë shumë e keqe, e keqe». Ai tha se SHBA-të dështuan të ndërmarrin diçka me kohë, «tani është vonë, tani ka marrë fund gjithçka». Trump paralajmëroi rivlerësimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Ndonëse kishte thënë se do ta anuloje marrëveshjen atomike me Iranin, Trump e la të hapur një opsion të tillë. Ai paralajmëroi kohëra të vështira për prodhuesit gjermanë të veturave. «Ata mund të prodhojnë vetura për SHBA, por për çdo veturë që vjen në SHBA duhet të paguajnë 35 për qind tatim». Firmës së veturave BMW Trump i sugjeroi të heq dorë nga ndërtimi i një fabrike në Meksikë dhe këtë ta bëjë në SHBA. Sa i përket të ardhmes së BE-së Trump tha se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, një gjë e tillë pritet ta bëjnë edhe shtete të tjera. Por ai tha se gjendja e BE-së nuk i interesonte aq shumë. «Shikoni, deri diku BE u themelua për t’i mposhtur SHBA-të në tregti, apo jo? Andaj, aq më bën nëse ajo është e ndarë apo bashkë, për mua s’luan rol». Trump në këtë intervistë premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i drejtohet opinionit përmes Twitterit, ndonëse shefi në largim i CIA, John Brennan, e këshilloi që ta lë këtë aktivitet për hir të sigurisë së vendit./ Nga Enver Robelli- dialogplus.ch


Tags: edi rama
Previous Post

Bushati i kërkon Iranit njohjen e pavarësisë së Kosovës

Next Post

A po e nxit Beogradi shpalljen e Asociacionit apo autonomisë serbe në veri Kosovës?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

A po e nxit Beogradi shpalljen e Asociacionit apo autonomisë serbe në veri Kosovës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.