“Ju keni një grua, ajo duhet të luftojë për shumë gjëra, por nuk mund t’i bëjë 15 hapa deri te vetura”, ka thënë Trump në Pensilvani. Me këtë rast kandidati republikan imitoi rivalen e tij.
“Ajo tash pushon në shtëpi, duke u përgatitur për fjalimin e radhës, i cili do zgjas rreth 15 minuta për dy ose tri ditë”, ka shtuar Trump.
Trump po ashtu ka thënë se planifikon që të bëhet “edhe më i pakëndshëm” kur është fjala për Bill Clinton dhe aferat e tij në mënyrë që ta nervozojë Hillaryn.
“Ajo është e pakëndshme, por unë mund të bëhem edhe më i keq”, ka thënë Trump.























