Donald Trump nuk është mjaftuar me një mandat si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në disa dalje publike ka shprehur ambicien për të garuar sërish.
Tashmë duket se Trump po përgatitet për të garuar sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, teksa ka përgatitur skuadrën që mund ta çojë drejt fitores. Sipas mediave amerikanë, ai ka caktuar dhe se kush do të jetë zv.presidentja në rast se ai do të ulet në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas CNN, e preferuara e Trump përflitet të jetë Republikania e Nju Jorkut, Elise Stefanik. Sipas burimeve në rrethin e ngushtë të ish-presidentit, ai i beson shumë Stefik dhe mendon se ajo do ishte personi i duhur për këtë post.

Ky lajm vjen në një kohë kur ish-sekretari i kabinetit të Trump, Mike Pence përflitet se do të shpall po ashtu kandidaturën e tij për këto zgjedhje.