Donald Trump deklaroi të mërkurën se Vladimir Putin i Rusisë ka qënë një lider më i mirë sesa Presidenti amerikan Barack Obama, njoftoi Reuters, tranmseton Syri.net.
Deklarata u bë kur kandidati republikan për President doli në një forum televiziv për të argumentuar se ai ishte më mirë i pajisur për të rikthyer lidershipin global të Amerikës.
Trump sugjeroi në forumin në të cilin ai dhe rivalja demokrate, Hillary Clinton bënë një paraqitje kurriz më kurriz se gjeneralët amerikanë ishin penguar nga politikat e Obama dhe Clinton, kur ajo shërbeu si Sekretare e Shtetit e Presidentit amerikan.
“Unë mendoj se nën udhëheqjen e Barack Obama dhe Hillary Clinton, gjeneralët janë kthyer në rrenoja. Ata i kanë ulur në atë pikë saqë kjo është e turpshme për vendin tonë,” tha Trump në forumin “Commanden-in-Chief” të NBC në Nju Jork që ndiqej nga veteranët e ushtrisë.
Lavdërimi i Trump për Putin dhe sugjerimi i tij që SHBA dhe Rusia të formojë një aleancë për të mposhtur Shtetin Islamik do t’u ngryste vetullat ekspertëve të politikës së jashtme, që shohin sesi Moska është duke ndërhyrë në luftën civile në Siri.
“Nëse ai thotë gjëra të mëdha për mua, unë kam ndërmend të them gjera të mëdha për të,” tha Trump për Presidentin e Rusisë. “Sigurisht në atë sistem, ai ka qënë një lider shumë më largpamës sesa ka qënë Presidenti ynë”.
Trump e kishte quajtur Obama-n, “themelues të ISIS”, në një fjalim të disa javëve më parë. /Syri.net














