Në qyetin pak më të madh të Hart’s Location, Clinton fitoi me 17 vota në 14 sa mori Trump. Johnson mori tre vota, ndërsa Bernie Sanders dhe John Kasich secili mori nga një. Kurse në Millsfield, Trump ka fituar me vendosmëri, 16-4, ndaj Bernie Sanders.
Pra, në tre qytetet e New Hampshire me votimin deri në mesnatë, Trump doli përpara me 32-25, transmeton lajmi.net.
Sipas ligjit të New Hampshire, komunitetet me nën 100 zgjedhës mund të hapin sondazhet e tyre në mes të natës dhe të mbyllin ato sa më shpejt që të gjithë votuesit e regjistruar të kenë hedhur votat e tyre.
Më i njohuri nga këto tre qytete, Dixville Notch, ka qenë votimi në mesnatë në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1960.
Hart’s Location ishte qyteti i parë për të filluar traditën e votimit të hershëm në vitin 1948. Por votimi i mesnatës u braktis në vitin 1964 kur banorët u lodhën nga të gjitha shqetësimet e mediave dhe votuan për t’i dhënë fund asaj. Por ata e ringjallën praktikën në vitin 1996.
Millsfield, i ndodhur pak më shumë se 12 milje poshtë rrugës nga Dixville Notch, është qyteti më i ri për të votuar. Millsfield filloi votimin në mesnatë në fillim të vitit 1952 dhe ndaloi praktikën në vitin 1960. Qyteti u ftua për të rikthyer përsëri traditën e vitin e kaluar nga sekretari i Shtetit të New Hampshire, për nder të 100 vjetorit.
Që nga rikthimi i votimit në mesnatë, Hart’s Location votoi për Dole në vitin 1996, Bush në vitin 2000 dhe 2004, dhe kur Dixville, theu traditën vototi për Obamën në vitin 2008 dhe 2012.






















