• Latest
  • Trending
  • All

Trump merr vendim, ushtarët amerikanë do vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë

10/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Trump merr vendim, ushtarët amerikanë do vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë

10/06/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur nismën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për vazhdimin e misionit të ushtarëve amerikanë në Kosovë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe presidentin e përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, se forcat e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Përmes një letre drejtuar këtyre dy zyrtarëve, Trump ka thënë se: “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush dhe asnjëherë nuk duhet që ta vë në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së për Kosovën. Sipas tij, qëndrim si ai që ushtarët amerikanë duhet të qëndrojnë në Kosovë, ka qenë i pritur.

“Natyrisht ka qenë një vendim i pritur i SHBA-së, sepse me prezencën e trupave amerikane ka paqe dhe stabilitet në Kosovë edhe në tërë Ballkanin Perëndimor, natyrisht të gjithë trupave të NATO-s”, tha Thaçi.

Thaçi i bëri këto komente pasi bëri homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it, të cilët kanë humbur jetën deri sa kanë qenë duke shërbyer në Kosovë.

Ai tha se Kosova do të jetë e përgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Thaçi theksoi se Kosova beson në administratën e SHBA-së, udhëhequr nga presidenti Donald Trump dhe në rolin aktiv të ambasadori Richard Grenellit.

“Gjërat do të lëvizin në drejtim të një procesi produktiv dhe efektiv, mund të them të dialogut dhe të ndonjë marrëveshje eventuale përfundimtare, që sjell njohjen reciproke të të dy vendeve, pra Kosovë- Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar”, tha Thaçi.

Aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 persona sa janë në total.

Paralajmërimi për tërheqje të trupave

Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë, David Perdue dhe Rand Paul patën thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse Kosova nuk e shfuqizon tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Kjo masë, e zëvendësuar fillimisht me reciprocitet, është pezulluar krejtësisht nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për shkak të, siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Frika e largimit të trupave amerikane u rishfaq edhe ditëve të fundit pas raportimeve në media se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin mijëra trupa amerikane nga Gjermania.

The Wall Street Journal ka raportuar se 9,500 pjesëtarë të personelit amerikan do të tërhiqen, ndërkaq Der Spiegel ka thënë se ndërmjet 5,000 deri në 15,000 pjesëtarë të personelit amerikan mund të tërhiqen nga Gjermania gjatë këtij viti. Në Gjermani janë të vendosur rreth 34,000 trupa amerikane.

Ramaj: SHBA nuk ka ndryshuar politikën ndaj Ballkanit

Njohësja e çështjeve të Sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se letra e presidenti Trump, drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, tregon se SHBA-ja, në vazhdimësi, nuk ka ndryshime në vendimet e saj për forcat e ushtarake në Kosovë.

“Kjo është shenjë pozitive për faktin se nuk ka ndryshim. Ka pasur diskutime publikisht kur është diskutuar shumë për mundësinë e tërheqjes (v.j. trupave ushtarake nga Kosova) që mendoj se ka qenë më shumë spekulim sesa ndonjë hap konkret”, tha ajo.

Kabashi-Ramaj, thekson që politika e SHBA-së në drejtim të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor nuk kanë ndryshuar.

“SHBA nuk ka ndryshuar nivelin e përkushtimit. Mendoj se në fakt ekziston një përkushtim më i madh. Për momentin fokusi është Ballkani Perëndimor e sidomos Kosova, për arsyen që SHBA-ja e shoh se ka ardhur momenti që përfundimisht të rregullohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, që të lehtësohen të dyja vendet për zhvillim dhe të stabilizohet paqja në Ballkan”, tha Kabashi-Ramaj.

Në një komunikatë të Akademisë së Shkencave të Kosovës, të lëshuar ditën e martë, thuhet se të gjithë bartësit e përgjegjësive shtetërore duhet të mblidhen së bashku në mënyrë që faza përfundimtare e dialogut të zhvillohet nën kushtet e materializimit të plotë të interesit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, duke zbatuar Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo akademi thotë se vëmendja e shtuar e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas të SHBA-së për nxitjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duhet shfrytëzuar maksimalisht që të materializohet epilogu i dialogut disavjeçar me njohje të ndërsjellë dhe nën kushtet e respektimit të kuadrit kushtetues dhe ligjor në fuqi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Previous Post

Teksa është drejt përfundimit, dalin pamjet nga brenda Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë

Next Post

Hesape nga e kaluara, ja pse polici amerikan kishte aq shumë mllef sa i mori jetën afrikano-amerikanit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Hesape nga e kaluara, ja pse polici amerikan kishte aq shumë mllef sa i mori jetën afrikano-amerikanit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.