Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të hapë sot një padi gjyqësore ndaj shefit të Facebook, Mark Zuckerberg dhe shefit të Twitter, Jack Dorsey, pasi dy platformat i kanë bllokuar aksesin prej disa muajsh.
Lajmi raportohet nga Daily Mail, ndërsa padia e Trump vjen pas pretendimeve se ai është censuruar padrejtësisht.
Padia e Trump do të bëhet në emër të përdoruesve të mediave sociale, të cilët pretendojnë se ata janë bllokuar padrejtësisht.
Lëvizjet ligjore mbështeten nga “America First Policy Institute”, një organizatë jo-fitimprurëse që përfshin disa ish-zyrtarë të lartë të administratës.
Trump ka akuzuar vazhdimisht rrjetet sociale për shtypjen dhe censurimin e zërave konservatorë.
Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.
Nga ana tjetër edhe Tëitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e ish-presidentit në shërbimet e tij./Gazeta SHQIP



















