Ai bëri thirrje për mbylljen e fondacionit “Clinton”, duke thënë se organizata jofitimprurëse e saj, jo vetëm që sjell përfitime marramendëse, por është “ndërmarrja më e korruptuar në historinë politike. “Është e qartë, tërësisht e gabuar ajo që ka bërë organizata gjatë kohës që Hillary ishte Sekretare Shteti, por ata po vijojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe tani”, tha Trump.
“Organizata duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai. Fondacioni Clinton nuk ka reaguar. Më herët fondacioni njoftoi se nuk do të pranojë donacione në qoftë se Hillary Clinton bëhet presidente.
Organizata merr shumë fonde për shkak të projekteve që ndjek, të cilat synojnë ndryshimin e klimës, përmirësimin e cilësisë së jetës për gratë dhe vajzat në vendet në zhvillim dhe luftimin e sëmundjeve të rënda. Por për Donald Trump, këto fonde janë burim i ryshfeti për familjen Clinton.























