Donald Trump, pas dëgjoi fjalimet në konventën Demokratike të kësaj jave, tha të enjten se ai donte të “godiste një numër të këtyre folësve aq fortë sa tu vinte mendja rrotull”.
“Dhe mos të shëroheshin më”, shtoi ai.
Trump shpesh përdor termin “godas” në kuptimin “sulmoj me fjalë” por jo sulm fizik.
Kandidati republikan ia nxori dufin një personi në veçanti edhe pse ai nuk e përmendi emrin e tij.
“Unë do të godisja dikë në veçanti, shumë pak “, ka thënë Trump duke qeshur në një miting në Davenport “Unë do ta godisja këtë djalë aq shumë sa ti vinte mendja rrotull dhe mos ta kuptonte se cfar ndodhi”.
Trump tha se ky individ “erdhi nga askundi” dhe kishte punuar me Trump në të kaluarën.















