Presidentët u përqendruan në veprimet e SHBA-së dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit, dhe zgjidhjen e krizës në Siri.
“Më 2 maj, Putin pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Ata diskutuan një numër çështjesh të rëdnësishme të bashkëpunimit mes dy vendeve në arenën ndërkombëtare. Ata folën me fokus të veçantë në perspektivën e Rusisë dhe SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dhe për krizën në Siri”, thuhet në një njoftim nga zyra për komunikim e Kremlinit.
Tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë janë rritur pas sulmeve ajrore të Amerikës në Siri.






















