Rivalja e tij, Hillary Clinton ka dhënë komentin e saj.
“Kjo është mënyra që e mendon Donald Trump. Është qesharake, por në të njëjtën kohë është me të vërtetë shqetësuese. Ne kemi një histori prej 240 vjetësh. Ne kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kemi pranuar rezultatin edhe kur ai nuk na ka pëlqyer”, tha Clinton.
Sipas” Atlantiku” Trump bëri rregullat e tij në këto zgjedhje, por ky mund të jetë momenti më i çuditshëm dhe nga me të papërgjegjshmit jo vetëm e tija, por e çdo fushate presidenciale.
Ai është përballur me kritika nga publiku që e aspirojnë atë “diktatori në përpjekje”.
Po ashtu thuhet se kjo mund të bëhet normale e re në Amerikë – që kandidatët e ardhshëm të refuzojnë të pranojë vullnetin e popullit, kjo mund të ndodhë.
Tema qendrore e fushatës së Clinton ishte se Tramp përbën kërcënim të demokracisë amerikane.






















