Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Dubai. Sipas raportimeve paraprake nga mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në portin Jebel Ali.
Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës, të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive të tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.



















