Janë 4 punonjës të qendrës së fëmijëve në Shkodër si dhe ish-drejtoresha e kësaj qendre, A. Llazani. Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.
Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.
Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës është bërë ndalimi i Albana Llazani ish-drejtoreshë e qendrës rezidenciale të fëmijëve Shkodër. E ndaluar është edhe Rafaela Camaj, personel i kësaj qendre, Shpresa Nishani, personel kujdestar i kësaj qendre, Najada Rramolli personel kujdestar i kësaj qendre dhe Violeta Marku personel kujdestar i kësaj qendre.














