• Latest
  • Trending
  • All

Tritol, asgjë personale

05/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tritol, asgjë personale

05/12/2022
in Aktualitet

Andi Bushati

Kur televizioni News 24 po transmetonte pamjet e shembjes me tritol të “Prestige Resort”, e luajta me shpejtësi telekomandën, për të shmangur një “deja vu” që e kemi përjetuar, që me prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë e deri te nata tragjike e Teatrit Kombëtar. Instiktivisht vendosa të bëj një nga ato ekperimente që riprodhojnë pafundësisht rezultatin e trishtë të asaj që e ke ditur. Vendosa të parakaloj, një nga një, TV-të më të mëdha informative, ato që zakonisht futen me lidhje direkte edhe kur një motoçikletë përplas një kafshë shtëpiake.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Heshtje e frikshme. Dikush jepte sport, një tjetër interesohej për ngjarjet në Iran, një i tretë qe zhvendosur diku më afër, në Malësinë e Madhe, ndërsa diku (nuk mund të mungonte) m’u shfaq kryeministri që fliste për energjinë.

Të gjithë aktronin sikur ajo që po ndodhte në bregdetin e Golemit nuk ekzistonte. Nuk kishte as entuziazëm për punën e mirë të qeverisë, për të kthyer ligjshmërinë mbi territorin e zaptuar dhe as -kjo vështirë të imagjinohet-, kritika për paligjshmërinë e aksionit të saj. Thjesht terr informativ.

Arsyeja kuptohet lehtë dhe ajo shpjegohet me frikë. Nga njëra anë pronarët e këtyre TV-ve, që pothuajse të gjithë ushqehen me punë publike apo leje ndërtimi, i kanë dhënë urdhër të prerë redaksive të tyre: “nuk merremi me mediat e tjera”. Ata i tremben të njëjtit fat që po pëson sot botuesi i “Focus Grup”.

Nga ana tjetër, ata e dinë se po u reshtuan hapur pro qeverisë, media e viktimizuar do ti nxjerrë të palarat e flirteve të tyre me pushtetin. Prandaj as mbrojnë, as sulmojnë, por thjeshtë fshehin kokën si struci.

Kjo frikë për të informuar për atë që po ndodh u ka hyrë deri në palcë, sa ata nuk riskojnë të japin qoftë edhe një lajm të ftohtë, pa ngjyrë dhe nuancë, thjeshtë për të qenë, së paku formalisht, në rregull.

Kjo tredhje e turpshme do të shërbente vetëm për të njollosur sistemin tonë medatik, sikur historia e skandalit të “Prestige Resort” të mos na tregonte se sindroma e frikës ka kalpluar edhe pushtetet e tjera. Një polici që shkon e rethon një pronë private vetëm me urdhër gojor, një Dallëndyshe që i vërsul ruspat një ndërtimi që me firmën e saj e ka quajtur dikur të ligjshëm, bashibozukë të IKMT-së që nuk lëshojnë as dokument, për ti mundësuar të prekurit të shkojë të ankohet në gjykatë, zyrtarë që nuk guxojnë të pyesin se pse atyre që kanë ngritur kulla pa jeje, në mes të Tiranës, u japim një mundësi të dytë, ndërsa dikujt që ka ndërtuar me firmën e ligjshme të kryeministrit, i fusim tritolin vetëm për mospagim taksash.

Nga gërmadhat e hotelit të Irfanit administrata shihet e legenosur, e sakatuar, e telendisur. Një ushtri me të këqinj banalë që i binden në mënyrë robotike urdhrave.

Edhe më i baltosur rezulton sistemi gjyqësor. Gjykatësit kanë frikë të hedhin shortin për të marrë një masë preventive. Ata fshihen për të mos u prononcuar, as pro, as kundër. Dhe ashtu sikurse është bërë tashmë normë, Gjykata Administrative cakton një datë për procesin, që i jep mundësi krimit të kryhet. Më pas ata thonë shprehjen standarde: “Tani gjykimi s’ka më kuprim pasi akti ka ndodhur”.

Pra, të gjitha pushtetet edhe administrata edhe media edhe drejtësia janë të paralizuara, të frikësuara, jashtë minimumit të funksionit që duhet të kryejnë. Ato thjeshtë hiqen mënjanë duke i hapur rrugën urdhrave, tekave, perversionit të një njeriut që komandon nga sipër.

Të vetmit që privatisht qëmtojnë ndonjë argument, janë ata që justifikohen duke thënë: ‘Rama e kishte personale me Irfanin”. Për të dalë nga halli ata argumentojnë se botuesi i News 24 dhe Panorama, nuk mund të bënte lojë të dyfishtë, pra edhe të merrte benefitet e pushtetit, si të gjithë të tjerët edhe ndryshe nga ata, të luante rolin e të pavarurit; Se ai s’mund të bënte diversion brënda rilindjes, duke i thurur hime Veliajt e duke nxjerrë keq Ramën; Se ai s’mund të tregonte të palarat e tatimeve dhe doganave, ndërkohë që përkëdhelte Taulant Ballën; Se ai duhet të kishte vendosur të zgjidhte midis ushtarit dhe armikut.

Në fakt jo, historia e shembjes të Prestige resort, nuk ka asgjë personale. Sepse dimensioni që ka më pak rëndësi brenda saj është ai i marrëdhënies mes botuesit dhe shefit të qeverisë. Në këtë ngjarje është krejt dytësore nëse dikur mediat e Hysenbelliut kanë heshtur për inceneratorët, s’kanë denoncuar kullat e Tiranës, apo kanë mbyllur ndonjë emision që e kalonte cakun e kritikës.

Kjo fabul përpara se të jetë personale është kolektive. Pasi degradimi i saj deri tek tritoli dhe tredhja e të gjitha kundërpushteteve përballë paligjshmërisë është një kambanë alarmi për të tërë. Dallëndyshet, banaqet e emisioneve të mbrëmjes, heronjtë e drejtësisë së re, mund të sillen njësoj me gjithësecilin nga ne. Ata mund ta bëjnë këtë me ç’do person privat apo me çdo forcë politike.

Prandaj, kjo që ndodhi sot i vë përballë një drite më absurde edhe ata që vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë një vend demokratik apo edhe opozitën e berishizuar që krekoset se do të arrijë më shumë se Basha, ndërkohë që asgjë nuk ka ndryshuar nga rrethanat që e masakruan këtë të fundit. Kur asnjë ingranazh s’ka fuqi ta ndalojë makinerinë e dhunës, askush nuk mund ta ndjejë veten imun ndaj saj. Të parët që e kanë ndjerë këtë janë milionerët zvarranikë të mediave.

Previous Post

Ministri britanik: Shqiptarëve t’u ndalohet mundësia të kërkojnë azil në Angli

Next Post

Sir Noel Malcolm i zhgënjyer: Perëndimi nuk ka strategji për Kosovën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Sir Noel Malcolm i zhgënjyer: Perëndimi nuk ka strategji për Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.