• Latest
  • Trending
  • All

TRIMAT E SOTËM

08/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

TRIMAT E SOTËM

08/12/2016
in Aktualitet, Opinion

As trimëria më nuk është çfarë ishte dikur. Nuk e këndon dot në këngë. Nuk është ajo lloj trimërie e cila dikur me patjetër e vishte në të zeza dikë, apo kërkonte mortin e dikujt për lavdinë e tjetrit. Runa zot prej trimave të moçëm. Ata përveç se na çliruan, e sollën edhe një koncept tjetër të guximit. Në fakt, nuk e sollën ata, sepse atë e gjetën në mesin tonë. U pa se mjafton që të lavdërohemi nga dikush, i jashtëm gjithsesi, për guximin dhe  guximi ynë merr flatra. Bëjmë atë çka as në ëndërr nuk e mendonim dot.

  Tash, fjala “guxoi”, pra në kuptimin se ai/ajo guxoi,  përdoret në një kontekst krejt tjetër. Kurdo që në fjali përdoret fjala guxim, dijeni se ka të bëjë me artin. Gjithçka është art, nëse e bëjnë të guximshmit. Nuk është me rëndësi teknika, as ideja  artistike, madje nuk është e rëndësishme asgjë tjetër përveç guximit. Guximi për me e bë atë  çka nuk ka bërë askush deri më sot. Së paku jo në mikrobotën tonë, nëpër të cilën  sillemi vërdallë, vallëzojmë, e kërcejmë si çdo i lirë tjetër në këtë planet. Veçse liria jonë ka kufi, e nuk ka liberalizim. Pastaj, të gjitha artet kanë marrë edhe formën e performancës. Nuk quhen, nëse nuk  ndodhin live.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nuk bëhet gara  se kush pikturon më mirë, kush ka zë më të mirë , apo kush aktron më mirë, se fundja parlamenti i la pa bukë aktorët. Edhe disa deputete, janë bërë më atraktive se vet këngëtaret. Nuk ka dert se asnjëra palë nuk dinë të këndojnë, apo flasin. Kush i dëgjon, se?!

Tash gara e madhe nuk ka të bëjë me emocionet që na falin artistët, apo horizontet që hapin, por krejt puna është se kush na eksiton, më tepër. Kush i  hallakatë më tepër gjëndrat e publikut. Kjo është çështja madhore.

Pastaj, më nuk është trimëri me e sha shtetin apo partinë, sepse po i shajnë të gjithë. Populli e shanë (pu)shtetin, edhe  shteti e shanë popullin. Shteti nuk shqetësohet fare, se në fund mbetet e tija. Shteti e bënë… të veten.

Qysh e pamë edhe më lart,  guximi nuk ka të bëjë veç më me armët, sepse KFORI-i mori të gjitha. I mori në jug, e i lejoi në veri…! Ani çka se kryeministri  merr guximin të vizitoj territorin e vet, nën përcjellje të KFOR-it. Edhe ky është guxim. Guxim është edhe kur analistët nga veriu, këtë shkuarje e cilësojnë si tregim të muskujve nga ana e kryeministrit. Po cilët muskuj, or ti? Ka muskuj kryeministri? Qeveria? Ne nuk kemi dilema: ishte guxim,  të shkohet në veri dhe të  hapet një urë, të cilën, pasi veç ra fjala,  e kishte bërë KFOR-i.

Ky natyrisht nuk është guximi, i cili e arsyeton titullin e kësaj kolumne. Për tjetër e kemi fjalën. Tash, guximi, ka tjetër kuptim. Ja, për shembull një aktore shqiptare, lavdërohet nga media për guximin e sajë për të bërë një skenë nudo nën dush, dhe duhet pranuar se kjo ishte e guximshme, se ne të gjithë bëjmë dush veshur dhe në privatësi të plotë.

Një tjetër përmendet për guximin e sajë që publikisht të ekspozoj tulet e sajë me celulit,  pra celulitin ,atë pjesën më intime të cilën një grua e fshehë edhe nga burri i sajë. Apo ajo tjetra lavdërohet me guximin e saj të i tundë përpara një të panjohuri. Thjesht, pa komplekse, zhvishet dhe i tundë përpara hundëve të një të panjohuri.

Përpara ishte ndryshe. Si thotë rrëfimi ynë i radhës, shkon një zonjë në ordinancën private të mjekut, dhe ai menjëherë i thotë të zhvishet, derisa ai të bëhet gati. Qyqe, doktor, ia kthen ajo e turpëruar, zhvishu ti i pari, se po më vjen turp. Nuk dihet se si u mbyll kjo anekdotë, u zhvesh apo jo edhe doktori, po në fakt, por ajo që dihet është se njerëzit e turpshëm, ata që nuk guxojnë, vështirë të bëhen yje, pra VIP-a. E vështirë të ecin edhe në politikë.

 E kuptuat? Sido që të jetë, nëse presidenti ynë, përplot merita e dekoron dikë për guxim, duhet të e dekoroj heroinën shqiptare e cila guxoi e para me e rrahë publikisht, zogun e sajë. Është paksa, jashtë juridiksionit të tij, ndoshta, por gjithsesi kjo është çështje me rëndësi kombëtare. Krenari kombëtare. Kështu, me gjithë ato dekorata që i shpërndau jashtë shtetit, sidomos në Maqedoni, disa nga të cilat iu kthyen mbrapsht, ka mundur të vlerësojë edhe guximin. Guximin e sotëm, e jo vetëm atë luftarak.  Ndoshta ajo nuk do të kthente dekoratën. Pastaj, andej është edhe fushatë zgjedhore dhe sido që të jetë, një gjë është e sigurt: me këdo të dali në zgjedhje, i fiton!

Por, ka edhe meshkuj trima. Trim është edhe gazetari i famshëm i cili në emisionin e tij i puthë në buzë, u futë edhe gjuhën me raste, yjeve të cilat na bëjnë dritë në këtë errësirën ballkanike, ku të izoluar shajmë veten se kemi mbetur prapa prandaj të tjerët nuk po na pranojnë në gjirin e vet. Na lodhën me  negociata, kapituj, liberalizime…kushte! Ç’ne me këto kushte?!  A nuk e keni parë, se si yjet tona të vogla,  në emision shkojnë si xixëllonja  e dalin si supernova. Bëjnë super dritë. Kudo që shkojnë pastaj i ndjek media. Nga kuzhinë, në banjë, e pastaj edhe në tualet. Pra, trimëria! Guximi me u nda prej turmës, me qenë ndryshe, me u përmend,  është çka është!

Trim është edhe Edi, i cili shkoi në Beograd, pa e lëvizur qerpikun.  Pas mbretit, të dikurshëm të shqiptarëve, askush nuk e kishte bërë. Por, ky nuk e pretendon dekoratën, dot! Nuk e ka bërë i pari. Pastaj, ky veç sa vajti e u kthye. Pastaj sërish vajti dhe sërish u kthye. Nuk qëndroi gjashtë muaj, as u kthye me mercenarë për të pushtuar atdheun! Trim është edhe Enveri, ky i Kosovës, që i tha të flas veç në emër të Shqipërisë, dhe jo të Kosovës. Se, kur flet Enveri, dihet. Ka folur vet shefi i tij, i cili nuk shkon dot në Beograd.  Trim është edhe presidenti vet, që përkulet përpara lapidarit ku shkruan se ai është terrorist.

Trim është edh Daçiçi, i cili dikur  i këndoi në vesh, kryeministrit shqiptar këngën “O solle mio”, duke rrezikuar të keqkuptohej. Politikisht, gjithsesi. Për të tjerat sot nuk humbë asgjë. Madje quhet trimëri po e pranove. Krenari, madje.

Pra, trimat dhe trimëreshat e sodit, nuk janë si ishin dikur. Por, kanë ndryshuar të gjithë. Edhe ne, edhe ata, edhe ata të tjerët. Trimëri është me ecë me botën. Është pra, sidomos kur ata ecin me supervetura, ndërsa ti me super…këpucë! Vrapo…trim!

Tags: edi rama
Previous Post

“Në Shqipëri liria e medias është në rrezik”

Next Post

Gjakmarrja, “i lutem Zotit të më marrë jetën”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjakmarrja, “i lutem Zotit të më marrë jetën”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.