Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë, që vjen nga një familje myslimane, ia doli që murgeshën e lindur në Shkup (Üsküb, në kohën turke) ta bëjë heroinë nacionale. Duke e shpallur si mishërim të “nënës shqiptare”, ai provoi në vitin 2009 t`i sillte në Shqipëri mbetjet mortore të Nënë Terezës. Por indasit e refuzuan ftohtë këtë kërkesë.
Mirëpo, edhe kështu, Nënë Tereza është gjithkund e pranishme: Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj dhe portreti i saj zbukuron godinën e Gjykatës Supreme. Në Shkodër qëndron shtatorja e saj jo larg nga xhamia Abu-Bakr dhe pa numër sheshe mbajnë emrin e sa, transmeton albinfo.ch. Pas Skënderbeut, kreut mesjetar të krishterë, ajo është figura e dytë më e rëndësishme në Panteonin e shqiptarëve. Dhe kjo, përkundër faktit se 75 pe¨r aind të qytetarëve janë myslimanë. Pas sundimit turk dhe komunizmit, sipas Berishës, Tereza duhet të ilustronte kthimin e Shqipërisë në Evropë.
Pir jo të gjithë janë të lumtur me këtë. Kur, në vitin 2007 portreti i Nënë Terezës duhej të shtypej në letrat e njoftimit, kishte shpërthyer rezistenca nga bashkësia islame. Projekti ishte hedhur poshtë.
Edhe në Kosovën fqinje, ku 90 për qind të banorëve janë myslimanë, kulti i Nënë Terezës nuk është i pakontestuar. Kur, në vitin 2011 në Prsihtinë qe ndërtuar një katedrale gjigante për nder të Nënë Terezës, Bashkësia Islame kishte kërkuar që aty të ngrihej edhe një xhami po aq e madhe.
Pretendime për Nënë Terezën e kanë edhe fqinjët maqedonas, shkruan më tutje NZZ, të cilët e madhërojnë atë si “bijë të Shkupit”.






















