• Latest
  • Trending
  • All

Tri pamje kontradiktore të ministrit të Diasporës

15/05/2018

Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

07/08/2022

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

07/08/2022

Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

07/08/2022

Bordi ul vetëm me 1 lek çmimin e naftës

06/08/2022

Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit

06/08/2022

Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

06/08/2022

PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

06/08/2022

“The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

06/08/2022

Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

05/08/2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

05/08/2022

“Hamë bukë thatë”, çmimet rekord, shqiptarët të zhytur në varfëri: I kemi harruar erën mishit

05/08/2022

SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

04/08/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 August, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

    PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

    “The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

    Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

    Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

    SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

    Protestë për Joandën/ Qytetarët drejt Kryeministrisë, policia vëzhgon nga larg 

    “Sunny Hill Festival” nis sonte në Prishtinë/ Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që ndodhem këtu, shpresoj të kënaqemi 

    Ngjarja tragjike në Himarë, qytetarët në Shëngjin kryejnë homazhe për sensibilizim! Ndezin qirinj në bregdet 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Diaspora

    Tri pamje kontradiktore të ministrit të Diasporës

    15/05/2018
    in Diaspora

    Nga Taulant Dedja

    Që prej 18 prillit 2018, Shqipëria ka një ligj për Diasporën. Sipas këtij ligji, janë mbi 9 organe përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën, mes të cilave edhe një Ministër Shteti i posaçëm, aktualisht Pandeli Majko. Përmbajtja e ligjit dhe vetë nocioni diasporë, meritojnë një analizë të veçantë, çka e tejkalon synimin dhe objektin e reagimit tim.

    Lajme teNjejta

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    12/11/2021

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    20/07/2021

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    10/01/2021

    Këto radhë fokusohen vetëm tek titullari i ngarkuar me misionin e institucionalizimit të marrëdhënieve me Diasporën, të cilin e kemi parë kohët e fundit të udhëtojë andej-këtej oqeanit në eksplorim të Diasporës dhe në takime me Diasporën. Shumë mirë ka vepruar Ministri sepse kjo është një nga detyrat e tij.

    Zhvendosja masive e grupeve me origjine etnike të njejtë, është tendencë e vjetër dhe aktualisht më shumë se 3% e popullsisë në botë, jeton larg vendeve të origjinës. Nga kjo tendencë nuk kane bërë dhe nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët, të cilët, nga dita në ditë, po shtojnë shifrat a përqindjet e asaj që quhet Diasporë. Arsyet e krijimeve të diasporave kanë qenë kryesisht ekonomike e politike. Më vonë edhe psikologjike e sociale për ata që janë ndjerë të alienuar apo të pavlerësuar në vendin e tyre dhe e kanë braktisur atë për një fillim të ri.

    Tashmë, nga politika u mendua që përmes një ligji, Diaspora shqiptare të llogaritet jo vetëm për aktivitete kulturore e artistike apo mediatike, por edhe për qëllime bashkëpunimi ekonomik apo më tej, elektorale. Madje-madje, dje u fol nga Ministri i Diasporës edhe për shtetasit shqiptarë të dënuar jashtë atdheut, në Tryezën e rrumbullakët me temë, “Mbi të drejtat dhe liritë e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”. Ky debat u organizua më nismë të Ministrit Majko në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nën kujdesin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mos gaboj edhe me mbështetjen e OSBE.

    Një parantezë. Kjo temë është shumë e rëndësishme dhe shume e ndjeshme për ata qe e vuajnë drejtpërdrejtë. Ajo duhet trajtuar me shumë përkushtim nga institucionet përgjegjëse, sepse shteti duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të vet në çdo cep të globit, edhe në kushtet e privimit të lirisë.

    Por, duke lexuar me kujdes fjalimin e djeshëm të Z. Majko, mu krijua përshtypja që Ministri i Diasporës u shfaq në disa pamje të ndryshme, kontradiktore për mendimin tim. Një herë u shpreh sikur të ishte Kryeministri Rama, duke vënë në shënjestër administratën me deklarimin se ajo: “është ende e përgjumur në marrëdhënie me Diasporën.

    Një pjesë e saj vepron mbi parimin se detyrimet e saj të shërbimeve me qytetarët, kufizohen mbi taksapaguesit që jetojnë në territorin e vendit”. Po nga i merr direktivat kjo administratë lind pyetja? Përgjigjen duhet ta dijë më mirë Ministri.

    Më tej, Ministri i Diasporës veshi kostumin e Ministrit të Drejtësisë kur dha informacionin se: “shtetasit shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit nuk janë pak, veçanërisht në vendet fqinjë ku edhe përqëndrohen komunitetet më të mëdha shqiptare. Mendohet se më shumë të dënuar apo të paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij. Sipas statistikave, në Greqi janë rreth 1655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, në Itali rreth 1600 shtetas shqiptarë të burgosur, nga të cilët 100 në paraburgim. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptarë të burgosur, në Britani 750 vetë, në Holandë 92 vetë, ndërsa në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptarë të burgosur ose në paraburgim. Këto statistika i përkasin llogaritjeve deri në shtator 2017.”

    Në pamjen e tretë, Z. Majko u shfaq si Ministër i Jashtëm kur deklaroi se: “krijimi i “liaison officer” për këtë qëllim, është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që do të shërbejë si pikë kontakti për personat e privuar nga liria jashtë vendit. Vendosja e tyre, fillimisht në Itali dhe Greqi, do të jetë një model fillestar për të verifikuar funksionimin e tyre. Aktualisht, e gjithë ngarkesa aktuale e kësaj çështjeje e zhvendos të gjithë barrën e saj tek ambasadat tona jashtë vendit. Kam pasur në një rast një perceptim të gabuar për profesionalizmin e drejtueses së një konsullate shqiptare në një vend fqinj.
    Mu desh ta rishikoja opinionin tim për të, që në momentin që ajo më tregoi se në çantën e saj të punës kishte lista të sakta të të burgosurve shqiptarë të cilat i rifreskonte rregullisht. Jashtë perceptimit tim për të, kjo grua shkonte rregullisht e vizitonte burgjet që mbulonte sektori i saj i përgjegjësisë. Ajo bënte çfarë kishte mundësi duke ofruar ndihmë, e sidomos seriozitetin e pranisë së shtetit shqiptar në trajtimin e shtetasve tanë jashtë vendit. Duhet pranuar, se në psiqikën tonë administrative për diplomatët e aftë, është fiksuar formati i diplomatit të “luftës së ftohtë”. Si mund të jetë një diplomat “i aftë” për forcimin e marrëdhënieve në një shtet kur është i “pamundur” të vendosë marrëdhënie me komunitetin e shqiptarëve që jeton aty?”
    Ja pra një diplomate jo e përgjumur, e cila paska ndikuar në ndryshimin e opinionit të Ministrit … Personalisht njoh diplomatë shqiptarë brilantë e të përkushtuar, që nuk kanë asnjë lidhje me formatin e diplomatit te “luftës së ftohtë”. Ambasadori shqiptar në Kanada, në këndvështrimin tim është model në marrëdhëniet me komunitetin shqiptaro-kanadez. Nuk e di nga e ka krijuar këtë bindje Ministri në lidhje me psiqiken tonë administrative për diplomatët e afte. Kam punuar dikur pranë ish-Kryeministrit sot Ministër i Diasporës, kam përfaqësuar Shqipërinë për rreth 12 vjet në Keshillin e Europës apo OSBE, por sinqerisht nuk kam në kujtesë një shije të tillë të ngjashme më atë të Ministrit …
    Konkluzioni? Shumë pak si Ministër Diaspore u shfaq dje Pandeli Majko. Kjo ndoshta për shumë arsye. Ndoshta sepse tek një ish-Kryeministër, natyrshëm shfaqen reminishencat e pozicionit te dikurshëm. Ndoshta sepse organet përbërëse në funksion të pozicionit të tij nuk janë krijuar ende. Ndoshta sepse ai është në pritje të zbatimit të kërkesës së ngutshme pa arsye nga ana e tij, drejtuar ambasadave për të përzgjedhur me urgjencë dhe pa shumë transparencë anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës me 13 vetë. Ndofta sepse ende nuk ka asnjë akt nen-ligjor për detajimin e procedurave të bashkëpunimit mes shtetit dhe organizmave ekzistuese të Diasporës anë e mbanë botës dhe qëndrave kulturore me drejtues diplomatë që mendohet të krijohen. Ndofta sepse ende është në dilemën që përfshirja e supozuar e Diasporës në zgjedhje mund të krijojë një sherrnajë e përçarje të panevojshme. Te paktën kam parasysh Kanadanë, i cili është ndofta i vetmi vend ku nuk ka organizime të shqiptarëvë sipas përkatësive politike apo degë të partive politike …
    Gjithsesi përpjekjet e Ministrit për të bërë diçka për Diasporën janë të lavdërueshme. Por në rastin konkret, para se të deklarojë shifra në tryeza, ai duhet të qartësojë mirë nëse këta të dënuar janë apo jo të gjithë pjesë e Diasporës. Dihet që ka edhe anëtarë të Diasporës që vuajnë dënimin në vendet ku jetojnë. Ata janë me dokumente të rregullta, shumica me dy shtetësi, dhe si të tillë, gëzojnë të drejtat si gjithë qytetarët e tjerë në atë vend. Këta syresh, për shkak të marrëdhënieve të rregullta ligjore me shtetin ku paguajnë taksa, e kanë më të lehtë të gjejnë ndihmë në vendin pritës, se sa nga vendi i origjinës dhe madje as nuk e kërkojnë fare këtë ndihmë.
    Por edhe sikur të duan ti drejtohen shtetit të origjinës, ata do kontaktojnë ambasadën, e cila është nën varësinë e Ministrisë së Jashtme dhe ka eksperiencën e mjaftueshme për t’i dhënë drejtim çështjeve ligjore. Dhe jo vetëm eksperiencën, por edhe tagrin ligjor, pasi neni 6, pika 2/ç i Ligjit 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm Diplomatik të Republikës së Shqipërisë” parashikon se: “Shërbimi i Jashtëm, nëpërmjet veprimtarisë së tij mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve shqiptarë, si dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë”.
    Pra ligjërisht, Ministri i Diasporës duket se iu mbivendos pa qenë nevoja dhe pa ia kërkuar askush, Ministrisë së Jashtme dhe më pas asaj të Drejtësisë kur doli publikisht e mbajti fjalim për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë atdheut (se shqiptarëve që kanë vetëm shtetësinë e vendit ku jetojnë, psh në Gjermani apo Austri, nuk ka asnjë shans tu afrohet Ministri i Diasporës për mbrojtje).
    Ky veprim madje mund të krijojë dhe pritshmëri të gabuara nga ana e familjarëve apo hallexhinjve, të afërmit e të cilëve vuajnë veçanërisht në burgjet e Greqisë, të njohura për keqtrajtim të shqiptarëve. Në vend të adresohen atje ku duhet që në fillim, ata mund të humbin kohë duke menduar gabimisht se për këtë problem ka tagër ligjor edhe Ministri i Diasporës.

    Nuk është keq të mbrosh e të flasësh për të drejtat, por kjo të mos bëhet në hava. Për mendimin tim, Ministri Majko duhet ti përmbahet objektit të ligjit mbi Diasporën sipas të cilit në nenin 1 thuhet se: “Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për: a) kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën; b) mënyrën e mbajtjes, të forcimit dhe realizimit të lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës; c) krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës; ç) dhënien e çmimeve kombëtare në fushën e marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës; d) ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin e origjinës”.
    Deri tani nuk është krijuar Agjencia Kombëtare e Diasporës, nuk është krijuar as Këshilli Koordinativ për Diasporën, as qendrat kulturore si e parashikon ligji. Dhe kuptohet ky është vetëm fillimi. Gjërat duan kohën përkatëse dhe buxhetin përkatës. Pra mbetet që Ministri i Diasporës, deri sa të krijojë organet përgjegjëse për përmbushjen e këtyre rregullave, më mirë të mendohet se sa të deklarohet, më mirë të fillojë të hartojë strategjitë e praktikat më të mira të bashkëpunimit me Diasporën me dobi të ndërsjellta si për vendin ashtu edhe për komunitetin, se sa të bëjë deklarata patetike të panevojshme apo të nënshkruajë memorandume me OJQ pa histori veprimtarie konkrete … Diaspora nuk ka nevojë për PPP…

    Këtë i kërkon edhe ligji 16/2018 neni 5, kur e vesh Ministrin me kompetencat përkatëse, specifikisht: a) i propozon Këshillit të Ministrave nxjerrjen e akteve rregulluese dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme për realizimin e politikës shtetërore për marrëdhëniet me diasporën; b) mbikëqyr dhe koordinon zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Marrëdhëniet me Diasporën; c) mban dhe monitoron marrëdhëniet me diasporën; ç) krijon dhe përditëson në mënyrë sistematike të dhëna për organizimin e saj në forume; d) bashkëpunon me ministritë përgjegjëse, sipas fushave të veprimtarisë, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në vendet ku jeton diaspora; dh) i propozon Kryeministrit dhënien e çmimeve për kontribute të veçanta në ruajtjen e forcimin e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës, si dhe për kontribute të veçanta në promovimin e Shqipërisë në botë; e) krijon marrëdhënie dhe promovon aktivitete përafruese e lidhëse me ambasadat përkatëse në shtete ku jeton diaspora”.

    Deri tani, kabineti i Ministrit të Diasporës, jo për mungesë vullneti nga ana e titullarit, duke mos ushtruar këto kompetenca, në variantin më të mire, ngjan si një drejtori e Ministrisë së Jashtme që i “gëzohet” udhëtimeve jashtë shtetit dhe mbushjes së sallave të projekteve që u kanë mbetur stok organizatave ndërkombëtare apo në disa raste takimeve me individë që nuk jetojnë dot pa koleksionuar e publikuar në rrjete sociale fotografi me ministra e deputetë.
    Me dashamirësi i kujtoj Ministrit që shumica dërrmuese e Diasporës, të paktën ajo pjesë që njoh unë, modestisht është e heshtur dhe shkëlqen shpesh me punë pa patur nevojë për reklamë apo dekorata e çmime. Madje shumica dërrmuese e saj ende ka alergji nga organizimet që shpesh vuajnë nga reminishencat e kohës së komunizmit.
    Pra si konkluzion i parë, pas një analize të shpejtë të shfaqjes 3 mujore të Ministrit në rolin e tij, unë personalisht mendoj që me këtë profil publik apo me shfaqje deklarative dhe patetike (nuk dua të besoj me qëllime elektorale) nuk fitohet besimi i Diasporës dhe as krijohet autoriteteti i duhur për të patur peshë në vende ku jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë, në shumë raste me dy shtetësi.

    Prandaj që të duket sa më i suksesshëm ky institucion, Ministri duhet të ushtrojë kompetencat që ia ka atribuar ligji, pa shkelur në territore që nuk i zotëron si për nga kapacitetet institucionale e buxhetore, ashtu edhe nga kompetencat.

    Territori i Ministrit të Diasporës në radhë të parë është identiteti ynë kulturor dhe gjuhësor dhe ndërtimi i urave të besimit të ndërsjelltë. Ministri nuk duhet të harrojë kurre një gjë shumë esenciale: Ngjyra e vetme e diasporës është ngjyra e flamurit dhe e kombit shqiptar!

    Previous Post

    Arjan Gjonca “Udhetimi im”

    Next Post

    Trafiku i drogës/ Fillon zbërthimi i dosjes ‘Tahiri’

    Related Posts

    “Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

    by TheAlbanian.co.uk
    12/11/2021
    0

    Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

    “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

    by TheAlbanian.co.uk
    20/07/2021
    0

    Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

    Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

    by TheAlbanian.co.uk
    10/01/2021
    0

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

    Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

    by TheAlbanian.co.uk
    08/01/2021
    0

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet thirrje për respektim të karantinës 14 ditore, nga ana e udhëtarëve që mbërrijnë në...

    Next Post

    Trafiku i drogës/ Fillon zbërthimi i dosjes ‘Tahiri’

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.