Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.
Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për përcaktimin e datës së seancës për demarkacionin, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë duke e ndërprerë mbledhjen. Konjufca më vonë është arrestuar për këtë veprim.






















