Qendra Kinematografike e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në American Film Market, për të promovuar filmin e regjisorit Isa Qosja, “Tri dritare dhe një varje”, i cili është nominuar nga Kosova për filmin më të mirë të huaj në Oscars.
American Film Market i themeluar në vitin 1981 është organizimi më i madh i tregut të filmit ku takohen mbi 8.000 udhëheqës të industrisë. Në AFM mblidhen rreth 70 përfaqësues të vendeve të botës dhe marrin pjesë të gjithë ata që ofrojnë shërbime për industrinë e filmit.
“Është kënaqësi të jemi prezent edhe në tregun amerikan të filmit. Kjo prezencë e QKK-së përmes fimit ‘Tri dritare dhe një varje’ do të hapë mundësi të reja për kinematografinë kosovare”,ka thënë drejtori i QKK-së, Arben Zharku.
Ameircan Film Market mban punimet nga 5 deri 12 nëntor në Santa Monica, ku gjatë 8 ditëve udhëheqësit e industrisë bëjnë marrëveshje, shfaqen premiera nga bota dhe krijohen lidhje të ndryshme.

















