Përfaqësuesit e qeverisë serbe, serbët e e Kosovës dhe menaxhmenti serbë i Trepçës në veri të Kosovës besojnë se projektligji për gjigantin metalurgjik, 80 për qind të aksioneve të Trepçës i lë në kompetencë të Qeverisë së Kosovës.
Për shkak të këtij projektligji punëtorët serbë të kombinatit për dy ditë kanë bllokuar rrugën kryesore Rashkë-Prishtinë në Rudarë afër Zveçanit.
Në të njëjtin vend sot në mesditë pritet të mbahet protestë e njëjtë e cila do t`i bëjë bashkë qytetarët nga katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, raportojnë mediat serbe.






















