Ditëve të tjera tregu i ri, i cili është ndërtuar me standarde të larta dhe ofron kushte shumë të mira për tregtarët dhe për qytetarët, është krejtësisht i zbrazët.
Ditëve të mërkura aty është planifikuar të shiten veturat, por shumë prej pronarëve të tyre veturat i shesin jashtë rrethojave të tregut, duke i ikur pagesës e cila është 2 euro. Shumica e tregtarëve të Skenderajt thonë se vetëm zori i detyron ata t’i dërgojnë prodhimet e tyre për t’i shitur në Tregun e Gjelbër, pasi që të hënave inspektorët nuk i lejojnë të shesin në rrugë. Ata mendojnë se tregu i ri, i cili është ndërtuar në truallin e Komunës që është dhënë me koncesion për 10+4 vjet, në fakt është i Ukshin Lushtakut.






















