Tre vëllezër plagosin rëndë kushëririn, njëri vihet në pranga ndërsa policia është vënë në kërkim të dy të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku pas një sherri mes tyre tre vëllezërit i janë kthyer kushëririt të tyre dhe e kanë bërë për spital.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ka mundur që të ndalojë vetëm njërin prej tyre, ndërsa dy vëllezër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Burime nga policia lokale thanë se, është vënë në pranga vetëm Erson Doda, 28 vjeç, banues në fshatin Bubq, Krujë.
Arrestimi i tij është bërë pasi pak ditë më parë në 24 gusht 2016, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, T. Doda 44 vjeç dhe M. Doda 41 vjeç, për motive të dobëta kanë plagosur rëndë, duke e goditur me sende të forta kushëririn e tyre, shtetasin B. Doda 55 vjeç, banues në Krujë.
Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krujës për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim.















