Dijamant Zabërgja ishte vetëm 21 vjeç, Armela Segashi 14 vjeçare kurse për Sabina Sulajn ende nuk ka ndonjë informatë për moshën e saj.
Nga sulmi i djeshëm që ndodhi në Qendrën tregtare Olympia në Munih të Gjermanisë, dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, ndër ta janë edhe tre shqiptarë.
Vdekjën e tyre e kanë konfirmuar familjarët.
Mësohet se vajzat ishin bashkë kur u vranë, ndërsa për Dijamantin nuk dihet ende.
Personi i cili kreu sulmin sipas policisë gjermane është gjermano-iranian, i cili kishte vetëm 18 vjeç.
MPJ e Kosovës njofton se në mëngjes i është konfirmuar nga autoritetet gjermane, për tri viktimat kosovare.






















