Me këtë, siç tha, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me UNDP-në, do ta rrumbullakësojë fazën e parë nga sanimi i arsyeve dhe ulje të rreziqeve nga përmbytje në rajonin planor të Pollogut.
Dimitrija Sekovski nga UNDP-ja informoi se në lumin Shkumbin në Tetovë ekziston sistem nga gardhe, diga të cilat janë të betonuara dhe me grila, të cilat e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë qytetin nga përmbytjet e rrëmbyeshme të cilat me vete sjellin shtresa të mëdha.
“Për fat të keq gjatë përmbytjeve të fundit që ishin në gusht të vitit 2015, tre nga gjithsej gjashtë gardhe janë dëmtuar seriozisht, që do të thotë se qyteti i Tetovës është i ekspozuar në rrezik nga përmbytje dhe nga lloje të tjera të dëmeve, gurë të mëdhenj.”, tha Sekovski.
Shtoi se gardhet që janë në gjendje më të mirë do t’i përforcojnë, rikonstruojnë dhe do të bëjnë intervenime ndërtimore me qëllim që të vendosen në funksion dhe ta mbrojnë Tetovën deri në momentin kur do të vendoset sërish gjithë sistemi për mbrojtje të qytetit.





















