Nuk janë 3 shishe qumështi, por 3 kg tritol, që u zbuluan sot në shtëpinë e Gani Xhajës në fshatin Mlizë të Elbasanit.
Sëbashku me tritolin, u gjetën dhe 100 kapsolla detonatore që bënë që Policia e Elbasanit t’i vinte prangat në çast kryefamiljarit Xhaja.
Zbulimi i eksplozivit erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Policia kontrolloi shtëpinë në Mlizë ku ishin hedhur dyshimet, cep më cep, derisa gjeti atë ç’ka duket qartë dhe në fotografitë e publikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 282/a, dhe 278/2 të Kodit Penal.















