Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, po kalon momente mjaft të vështira pas fitores së Shqipërisë ndaj Armenisë, triumf që e kualifikoi Kombëtaren Kuqezi në ‘Euro 2016’, ndërsa Danimarkën e çoi drejt ‘play-offit’.
Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se gjithçka ishte e montuar që të fitonte Kombëtarja shqiptare, transmeton Panorama.
“Gjithçka që ndodhi në Yerevan ishte e shtrembëruar dhe e parregullt”, ka thënë Olsen.
Çfarëdo rezultati, pos fitores, e kualifikonte përfaqësuesen daneze, ndërkohë që Kuqezinjtë duhej ta kërkonin kualifikimin përmes ‘play-offit’.
Kujtojmë se së bashku me Shqipërinë, nga Grupi I (nga pozita e parë) është kualifikuar edhe Portugalia















