Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Peshtan të Poliçanit. Sipas policisë, është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara.
Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, por prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.




















