Një i mitur ka vrarë prindërit e tij pasi ata e dënuan se nuk kishte dalë mirë në shkollë.
Ai nuk mjaftoi me kaq, por vrau gjithashtu vëllain e vogël. 15-vjeçari qëndroi dy ditë duke jetuar me trupat e viktimave në shtëpinë e familjes në Costa Blanca.
Thuhet se i mituri i vrau familjarët me një pushkë gjuetie. Më pas ai kishte qëlluar për vdekje babanë e tij pasi e priti kur kthehej nga puna, në shtëpinë në qytezën pranë Elche në jug të Alicante.
Policia tha se tragjedia makabre mund të jetë provokuar kur prindërit dënuan djalin e varur nga lojrat ne internet, për rezultatet e dobëta në shkollë dhe mungesën e angazhimit në shtëpi.
Ata i kishin ndaluar internetin në celular dhe kishin hequr kompjuterin e lojrave të adoleshentit, pasi u njoftuan kishte mbetur prapa në mësime.
Raportimet sugjerojnë se i riu i kthyer në vrasës, kishte dshtuar në pesë provime të vitit shkollor.
Ai kishte pranuar vrasjet kur një fqinj e pyeti se ku janë prindërit e tij dhe vëllai i vogël.
Djali i ishte përgjigjur atij: “I vrava disa ditë më parë.”



















