Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku tre motra i kanë dhënë fund jetës së tyre për shkak të problemeve me trashëgiminë.
Piera 68-vjeç ,Valeria 54-vjeç dhe Gabriella Ferrero 67-vjeç, i dhanë fund jetës duke kryer vetëvrasje njëra pas tjetrës brenda pak orëve.
Valeria dhe Gabriella, 54-vjeç dhe 67-vjeçe, u vetëvarën gjatë natës ndërsa motra tjetër Piera u gjet e pajetë në ballkonin e shtëpisë së saj, një apartament në qendër të qytetit. Kjo e fundit kishte lënë edhe një letër në tavolinë që e kishte shkruar para se të kryente aktin ekstrem. Në këtë letër Pier hidhte akuza ndaj vëllai të saj Aldo, pronar i një dyqani mishi .
Ata kishin mosmarrëveshja familjare për trashëgiminë dhe kjo çështje kishte përfunduar në gjykatë, duke arritur në shkallën e fundit atë së Kasacionit.
Fqinjët i përshkruajnë ato si “njerëz të veçantë”. “Ato ishin beqare, nuk kishin burrë dhe as fëmijë. Jetuan për njëra-tjetrën”, tregojnë ata.



















