Një shofer australian, i cili dyshohet të ketë qenë i dehur është akuzuar për vrasje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit pasi goditi për vdekje katër fëmijë në Sydney.
Një veturë e modelit SUV (veturë e lartë) goditi një grup prej shtatë fëmijësh, të cilët ishin duke ecur nëpër trotuar dhe ishin duke shkuar për të blerë akullore.
Katër fëmijë mbetën të vdekur dhe një tjetër u lëndua rëndë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së shtunës, shkruan media australiane. Shoferi Samuel Davidson u arrestua në vendin e ngjarjes dhe është duke u mbajtur në ndalim, njoftoi policia australiane.
Organet e drejtësisë tashmë kanë ngritur akuzat kundër tij, përfshirë akuzën për vrasje të shumëfishtë. Në mesin e akuzave të tjera përfshihet edhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e substancave të ndaluara.



















