Dy trafikantë droge të shpallur në kërkim nga komisariati i Pukës janë vënë në pranga nga Policia në Lezhë brenda ditës.
Të arrestuarit janë Fran Frroku, 49 vjeç dhe Zef Gjergji, 56 vjeç, të dy banues në Lezhë. Ata janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30 në fshatin Rrile.
Që të dy ishin shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.















