Ai është nisur ditën e djeshme i shoqëruar nga një hetues për në zonën e fshatit Myzë, njësia administrative Lis në Mat. Gjatë rrugës për në vendin ku dyshohej se kultivohej drogë, në një zonë pranë fshatit, një Fuoristradë “Toyota”, i ka prerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori me gjithë hetuesin e çështjes. Prej saj ka dalë një person i armatosur me kallashnikov, i cili I ka bllokuar rrugën. Pas një debate prej rreth 15 minutash, personi me armë nuk jepte shpjegime pse pengonte lëvizjen në rrugë. Për këtë arsye, prokurori me oficerin janë kthyer mbrapsht dhe kanë njoftuar policinë. Forcat e rendit të shoqëruara edhe nga FNSH në prani të prokurorit kanë shkuar në zonën ku kultuvohej kanabisi dhe kanë gjetur pparcelat e mbjella me 10600 rrënjë.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















