Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar viziten e Edi Rames ne Serbi, duke e cilësuar atë ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe nje qendrim dinjitoz te mbajtur nga kryeministri shqiptar. Deklaraten Topi e beri gjate mbledhjes se kryesise se FRD-se.
“Vizita e Ramës në Serbi është ndër ngjarjet më të rëndësishme. Qëndrimi i Ramës në Serbi ishte dinjitoz. Është një vizitë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në hapësira të tjerë. Është treguar një mënyrë sjellje dinjitoze e politikës shqiptare. Politika e sotme duhet t’i sjellë shqiptareve një sintoni të plotë në këtë situatë. Cilido që është në opozitë nuk e shikon me simpati zotin Rama, por kur vjen çështja për përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, sidomos për atë çka është paralajmëruar përpara, e sidomos pas atyre që pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri, kjo vizitë është me rëndësi”,- u shpreh Topi.
















