Bashkim Metalia
SUKSESIN E NJERIUT NUK E SHEH VETËM në atë çfarë ka përpara vetes por dhe sfidat që ka kaluar deri në momentin final. Realizimi i vetvetes është një ëndërr që nuk shteron pasi ke derdhur mund dhe djerse për të dhënë diçka objektive, për të përfaqësuar dhe ndihmuar me armën e fuqishme njerëzore që ka të bëjë me të drejtën dhe legjitimitetin e saj. E ka nisur rrugëtimin e tij me të papriturat dhe vështirësitë që emigracioni, toka e huaj ka. Por ka qëndruar i pa lëkundur! E ka vënë në sprovë veten se mund t’ia dalë mbanë. Zoti Bahja ka treguar se të jesh i zotuar për të ecur përpara , suksesi është i garantuar. Peshorja e Lavjerrësit emocional, thjeshtësia, serioziteti i Zotit Tomor Bahja tregojnë nivelin qytetërues dhe intelektual , të shqiptarit që di të mbaj afër dhe promovoj vlerë, jo vetëm profesionale por dhe kulturore më taban kombëtar. Në këtë udhëtim të gjatë dhe stërmundues u pa se valët e jetës janë në atë det ku jetojnë e mira dhe e keqja; detyra jonë është t’ia mposhtim vetes frikën dhe të shikojmë kahjet pozitive që posedojmë. Sidoqoftë kush më mirë se bashkudhëtari jonë do ta përvijonte këtë sakrifi cë njerëzore, që na e deshifron ashtu të thjesht, pa ndroje dhe komplekse sepse tek e fundi të gjithë i kemi lundruar këto ujëra.
PËRJETIMET E PARA NË BRITANI
“Sapo shkela për herë të parë në ishullin britanik, nuk e di por sikur përjetova një ndjenjë ngazëllimi të përzier me trishtimin. Ndjeva ngazëllimin e arritjes në ‘tokën ë premtuar”, të cilën të them të drejtën, kisha ëndërruar shumë ta shihja, por nuk kisha mundur ta prekja deri atëherë. Pashë kudo njerëz që na mirëpritën dhe na trajtuan si njerëz, pashë dhe kontaktova njerëz që na ndihmuan dhe na trajtuan me humanizëm. Ksenofobia dhe racizmi ishin elemente të huaja për shoqërinë angleze dhe kjo më dha forcë dhe kurajë për të bërë diçka për veten në këtë udhëtim timin të paskajë. U ndjeva i trishtuar për atë çka kishe lënë pas. E ndërsa po mundohem të përtyp udhëtimin e pafund në mendje me vjen romani magjepsës i Kamysë “I Huaji” dhe nuk di pse fillova të ndjehem i huaj në dhe të huaj, sikundër personazhi i Kamyse që ndjehej i huaj në vendin a tij.” Si çdo emigrant e ka shumë të vështire të ambientohet me kozmopolitizmin Anglez. “ Nuk dija as edhe një fjalë anglisht, nuk kisha një punë dhe ç ‘është më e rëndësishmja, më ishte vrarë shpresa. Kisha lëne pas nënën, motrat, vëllezërit, bashkëshorten dhe miqtë e mi të mrekullueshëm, si Sh. Çela, N, Rusi, A. Hajro, N. Bleta, R, Skilja, H. Zane, A. Likaj, E. Osmani, etj. edhe pse isha fizikisht në Londër, mendja ime shëtiste diku larg, shumë larg nga ku unë jetoja, jo se tani shëtit më pak, por tani pesha e halleve, profesioni, familja dhe fëmijët, më marrin pothuajse pjesën më të madhe të kohës, dhe kjo ma vështirëson, ose thënë shkoqur, ma zvogëlon hapësirën e këndvështrimeve medituese dhe krijuese. Meditimi dhe krijimi letrar mbeten miqtë e mi më të mirë dhe më vjen keq që më duhet t’i kushtoj kaq pak kohë. E ndjej si mungesë që nuk mund t’i kushtoj më shumë kohë poezisë dhe letrave në tërësi” – shprehet zoti Bahja. Me tej zoti Bahja elaburon të kaluarën e tij duke shpalosur peripecitë dhe mungesat e pashmangshme. “ Kam pasur në përgjithësi, një fëmijëri të vështirë dhe shumë pak gjëra të bukura. Më kujtohen si tani që më është dashur të punoja qysh në moshë të vogël, kur isha 14 vjeç, për të ndihmuar sadopak familjen, në betejën e vështirë të mbijetesës njerëzore. Por në të njëjtën kohë, kam punuar gjithmonë në drejtim të pasurimit të dijeve te mija.
Kam patuar një baba fantastik dhe një nënë të mrekullueshme, pavarësisht faktit se ishim të varfër, gjithnjë kanë ushqyer tek unë ndjenjën e krenarisë dhe te jetesës me punë të ndershme. Prindërit gjithmonë kanë edukuar tek unë ndjenjën e punës dhe të dijes, si e vetmja rrugë për të bërë diçka për veten dhe për të ndihmuar të tjerët. Unë jam munduar t’i vë në jetë këto mësime të çmuara të prindërve dhe mund të them se u jam shumë mirënjohës . Ata do të kenë gjithmonë një vend te veçantë në zemrën time. Kanë qenë të panumërta vështirësitë që kur erdha për herë të parë në Londër . Anglishtja ka qenë hallka më e vështirë e fillimit, dhe kjo më detyroi t’u futesha studimeve qysh në ditët e para të mbërritjes në Londër. Fillimisht shkova në Hackney Community College për të studiuar Anglisht, dhe më pas në East Ham College of Further Education për të perfeksionuar gjuhën. Në të njëjtën kohë, mora kontaktet e para me një grup krijuesish lokale, Hackney Writers Group dhe vazhdova për disa kohe të botoj disa nga krijimet në poezi dhe në prozë në revistën e përmuajshme që botohej nga grupi. Më vonë arrita të kem kontakte me Exiles writers Ink, një grup shkrimtaresh dhe poetësh nga vende të ndryshme të botës, që i bashkonte ideja e përbashkët e kundërshtimit të regjimeve totalitare dhe dëshira për të shprehur mendimet e tyre, lirshëm. Aty nga fi llimet e vitit 2000, Zoti Peter Wilson, një Profesor i Univer-sitetit të Londrës Veriore (North London University). Tani Universiteti Metropolitan i Londrës (London Metropolitan University), shfaqi një interes të veçantë për krijimtarinë time letrare. Me Zotin Wilson patëm një bashkëpunim të mirë deri aty nga mesi i vitit 2003, kur unë isha student në vitin e dytë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Londrës Lindore (University of East London), e pata pothuajse të pamundur t’i kushtoja një kohë të veçantë krijimtarisë sime. Zoti Wilson u zhgënjye disi nga zgjedhja ime për të studiuar për drejtësi, sepse ai kishte dëshirë që unë të vazhdoja të shkruaja dhe të botoja sa më shumë që të ishte e mundur. Gjithsesi, unë i jam shumë mirënjohës mikut tim Anglez dhe gjithmonë do ta res-pektoj kriticizmin e tij konstruktiv. Mund të them që kam qenë dhe jam njeri që ushqen ambicie të mëdha për jetën. Por para se të shfaq një ambicie, përpiqem që të punoj fort për ta arritur atë. Kështu ka ndodhur gjithnjë me njerëzit që e duan pu-nën dhe që punojnë shumë për të arritur objektivat e tyre, dhe rasti im nuk bën ndonjë përjashtim. Tashmë ambicieve të mia në fushën e letrave, u janë shtuar edhe ambiciet e arritjeve në fushën a drejtësisë dhe të jurisprudencës. Letërsia më ka ndihmuar për ta njohur më mirë botën në kontekstin abstraksionist, kurse drejtësia për ta kuptuar atë [botën që na rrethon].”
PROFESIONI
Në fakt, edhe pse e pohon se rastësia është ajo që e ka sjellë këtu ku është, Zoti Bahja ka treguar se me këmbëngulje dhe me pasion arrihet gjithçka. Më hollësisht ai na e shtjellon më poshtë: “ Studimi për drejtësi disi ka qenë i rastësishëm . Aty nga mesi i Gushtit të vitit 2002 shkova në Universitetin e Londrës Lindore, thjeshtë për të pyetur se cila ishin kriteret e pra-nimit, dhe se çfarë kushtesh duhej të plotësojë për të vazhduar studimet e larta në Londër. Atje u prita, shumë ngrohë, nga një profesor, emrin e te cilit nuk e mësova kurrë. Ai më ftoi ne Katedrën e tij; më pyeti se nga vija, dhe se cili ishte objektivi im? U përpoqa t’i shpjegoj zotërisë në fjalë, me Anglishten time të çal, se kisha dëshirë të studioja në Londër. Ai më pyeti për profesionin dhe unë i thashë se kisha qenë më parë gazetar dhe se do të kisha dëshirë të vazhdoja studimet për gazetari, nëse një gjë e tillë ishte e mundur. Vazhduam të bisedonim për mëse 30 minuta me Profesorin e Nderuar, dhe mund të them se u impresionua me njohuritë e mija në fushën e shkrimeve. Me tha, ne kemi një procedurë shumë të komplikuar për pranimet e reja, sidomos kur është fjala për student me moshë të madhe, siç jeni edhe ju, por në rastin tënd, ai me tha se duhej të bëhej një përjashtim. Si njeri i letrave dhe si njeri qe e njihja disi profesionin a gazetarit, Profesori i nderuar më bëri një nder të madh dhe më dërgoi te zyra e pranimeve ku më dha disa fl eta të bardha dhe më kërkoi të përshkruaja aty rrugëtimin tim për në Londër. Pas një ore, me kujtohet si tani, arrita të mbush 15 faqe fletësh të bardha me historinë e trishtueshme të ardhjes sime në Londër. Sapo e lexoi, ai dhe komisioni i improvizuar prej 3 vetash, më thanë në çast, se e kisha fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Londrës Lindore, dhe se duhej tani të ndiqja të gjitha aktet e tjera procedurale për regjistrim dhe për të filluar studimet në mes të Shatorit të 2002. U ndjeva i befasuar nga mikpritja dhe kuraja që më dha profesori Anglez. Unë shkova për të marrë disa informata dhe përfundova student në dyert e Universitetit. Ishte dita më e lumtur e jetës sime. Mbeta pa fjalë. Kur shkova në shtëpi dhe i tregova bashkëshortes, ajo mbeti e shtangur. Si me the – arrite të pranohesh në Universitet? –
Po i thashë. E ndërsa festonim këtë arritje, monumentale për mua, bashkëshortja ime hodhi një ide, “që do të kishte qenë më mirë sikur të kishe konkurruar për drejtësi, se sa për gazetari. Ti gazetar je – më tha bashkëshortja – dhe nëse vazhdon për drejtësi, ke dy shanse punësimi, ‘gazetar’ dhe ‘jurist’.
Të them të drejtën, u ndjeva edhe i befasuar nga biseda, por edhe po më pëlqente ideja e vazhdimit të studimeve për drejtësi. I thashë bashkëshortes atë natë, se do të shkoja prapë të nesërmen dhe do t’i kërkoja atij profesorit të më ndihmonte të regjistrohesha për drejtësi, dhe jo për gazetari. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, unë shkova tek Profesori dhe i thashë atij se kisha ndërruar mendje. Unë dëshiroja të studioja për drejtësi. Ai u befasua disi, por përsëri u tregua i gatshëm të më ndihmonte. Shihej qartë në sytë e tij, se ai ishte impresionuar me rrëfimin e jetës sime dhe thjeshtë donte të më ndihmonte. Ky ishte edhe fati im i madh. Tani së bashku me një koleg tjetër, ne kemi ngritur një dhomë te vogël (Barristers Chambers) në Wood Green(veriu i Londrës) dhe punojmë atje së bashku”.
MARRËDHËNIET ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË BRITANI?
Ka marrëdhënie shumë të mira me komunitetin Shqiptar që jeton në Londër. Merr shumë letra, telefonata dhe mesazhe të ndryshme prej tyre, shumica e të cilave lidhen me profesionin a juristit dhe problemet që ka komuniteti ynë në Londër dhe më gjerë. Do të dëshironte të shpenzonte më shumë kohë në dobi të komunitetit, por vështirësia e profesionit dhe orët e gjata të punës që i duhen të përballoj, nuk ia mundësojnë një gjë të tillë. Një këshillë ligjor dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Britanisë vjen nga Barristeri sa i sinqertë aq dhe kuptimplotë. “Respektoni rregullat dhe ligjet në vendin ku jetoni. Përpiquni të jeni shqiptarë në këtë vend të bekuar. Ky vend ua krijon këtë mundësi. Ne këtë vend racizmi dhe ksenofobia janë pothuajse të huaja. Unë e shoh Mbretërinë e Bashkuar si vendin ku bëhen realitet ëndrrat. Unë a realizova ëndrrën time, edhe pse isha shqiptar, jam dhe do të mbetem shqiptar. Ky vend nuk të diskriminon pse je shqiptar. Integrimi dhe asimilimi janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Unë i them po integrimit dhe jo asimilimit. Integrimi presupozon, respektimin e këtij vendi dhe ruajtjen e vlerave njerëzore, si gjuha, kombësia dhe feja, kurse asimilimi presupozon, harrimin e gjithçka je që është shqiptare dhe kopjimin artificial të një qytetërimi tjetër…etj.
Udhëtimi vazhdon!”