Ai ka thënë, se njëri ndër këta zyrtarë ishte edhe Ilan Goodman me të cilin ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë dhe sfidat për komunitetin serb, si dhe zbatimin e projekteve nga platforma softuerike e quajtur “Plani ynë”, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.
Tomiq, i ka shpjeguar zyrtarit amerikan se si është përgatitur platforma “Plani ynë”, duke deklaruar se për herë të parë pas 17 vjetësh, serbët e dinë se çfarë duan dhe se për çfarë kanë nevojë për mënyrën e jetesës në të njëjtin nivel sikurse në pjesë të tjera të Evropës.





















