Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky raport vetëm e konfirmon se Dehari ka vdekur nga asfiksia, duke theksuar se raporti i autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk është i plotë.
Ky është reagimi i Gashit:
Pas leximit te raportit;
Ky raport vetem konfirmon ate qe eshte ditur deri me tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim I rrugeve te siperme te frymarrjes nga mjeti I fort.
Mirepo, edhe pas kerkeses tone qe Prokuroria te na dorzoj provat qe ekspert e pavarur te angazhuar nga familja Dehari te japin mendimin e tyre, kjo kerkese nuk eshte aprovuar as pas 13 dite pas vdekjes se Astritit.
Me qene se nuk na eshte dhene asnje prove qe ekspert e pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqiperia dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia ti perdorin per raportin e tyre, ateher raporti I autopsise I Institutit te Mjekesise Ligjore ne Prishtine nuk eshte i plote.





















