Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni),e unë kam fenë time (që i përmbahem).(Kur”an). Andaj te gjithë shqiptarëve të besimit krishter urime Pashkët!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.
Por jo vetëm kaq. Imam Musliu, për nder të kësaj feste, dje ka qëndruar në familjen e Marjan Ndojës nga Gjakova.
“Sot patëm në vizitë për festën e Pashkëve Imamin Osman Musliu me shokë. Nuk ka vlerë me të madhe se sa te kremtojmë së bashku me komunitetet tjera fetare, këtu dua t’i referohem thënies se at Gjergj Fishtës i cili më së miri e përshkruan tolerancën fetare tek Shqiparët “vërtetë ne kemi bajram e pashkë por shqiptarinë e kemi bashkë”. Prandaj, falënderoj nga zemra mysafirët nga Drenica”, ka shkruan Marjan Ndoja në facebook.





















