
Por dy vjet më vonë, Leigh është kontaktuar nga një grua amerikanë nëpërmjet Facebook e cila paralajmëroi se fotot e djalit të saj tashmë të vdekur po përdoreshin nga një faqe për të mbledhur fonde në faqen “GoFundMe”, nga një grua që pretendonte se ka nevojë për 10 mijë dollarë për faturat mjekësore të “djalit”.

E huaja amerikane, e cili ka kontaktuar me familjen, e kishte njohur Hugo-n nga një histori e mëparshme, duke thënë se e kishte mbështetur online historinë e saj.
Leigh Kendall ka thënë: “Kur pashë faqen dhe fotot e djalit tim të vdekur u bllokova, u ndjeva keq, unë me të vërtetë nuk mund t’u besoja syve e mi”, transmeton tvklan.

Për fat të mirë faqja arriti të hiqej dy ditë më pas. Familja nuk ka marrë masa ligjore për ta ndëshkuar gruan për shkak të dhimbjes nga vdekja e djalit, duke thënë se duan ta lemë këtë histori të kalojë.























