• Latest
  • Trending
  • All

Tmerri i Shqipërisë, vrasjet njëpasnjëshme për hashash

17/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tmerri i Shqipërisë, vrasjet njëpasnjëshme për hashash

17/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Por kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda kriminale, për të cilat pak kemi kurajën të hulumtojmë, kjo për shkak të implikimit gjithnjë të segmenteve të caktuara mafioze që kanë mbështetje edhe nga segmente shtetërore, policia, prokuroria, media pajtohen me një fakt: Vrasje për larje hesapesh!

Këtu mbyllet historia e një viktime, e nis tjetra, kaq! Ndërsa këtë vit u shfaq një dukuri e çuditshme? vrasjet për kanabis, më saktë për parcelat e hashashit, për zotërim zone e tregu, lëvizshmëri çmimesh e pazaresh, deri te spiunim apo lidhje me segmente të policisë lokale që kanë çuar në eliminim kundërshtarësh. Këtë vit, si rrallë herë, shihet tendenca për të ekzekutuar njerëz që kanë dijeni, që kryesisht janë o punonjës të rastësishëm, ose persona që kanë detyra të caktuara nga grupet kriminale që komandojnë kultivimin e lëndës narkotike.

Brenda më pak se 4 muajsh janë të raportuar të paktën 7 ngjarje që kanë në themel vrasje me motive të tilla. Asnjë prej tyre nuk është raportuar nga Policia e Shtetit si vrasje, por në disa raste janë dokumentuar? sherre banale, konflikte për femra e prona e deri te ngjarja e fundit në Shëngjergj që u klasifikua vetëvrasje dhe vijon të konsiderohet e tillë nga Policia e Shtetit, ndonëse prokuroria e ka regjistruar si vrasje që në krye të herës kur është raportuar si ngjarje! Edhe vrasja në Dukagjin të Shkodrës mes kushërinjsh, policia nuk e pohoi se ishte për pazare droge, derisa njëri nga vrasësit, ai i dorëzuari që mori përsipër edhe krimin, pranoi se konflikti kishte nisur për pak rrënjë kanabisi, por që në fakt historia e tyre e konfliktit lidhej me informim policie dhe për parcela e jo thjesht disa bimë!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

 Vrasja e Elidjan Pashajt në Këlcyrë

Ishte mbrëmja e 25 korrikut, një natë pas një masakre në Vlorë dhe një vrasjeje në Patos, kur policia e Gjirokastrës do të njoftonte për një vrasje me armë zjarri në një fshat të Klëcyrës. U tha se një burrë i moshuar kishte qëlluar me çifte mbi një të ri po për shkak se vendngjarja ishte shumë e largët nga qendra e qytetit pak detaje u dhanë e aq më pak vijuan të jepen. Kujtim Bejollari, 65­ vjeç, kishte udhëtuar nga Durrësi në Topojan, një nga fshatrat më të thella të Këlcyrës dhe sipas policisë kishte vrarë djalin nga Patosi.

Madje vrasja sipas policisë kishte ndodhur për kullota ndërsa Elidjan Pashja nuk dihej se për çfarë arsyeje gjendej në atë zonë. Policia e klasifikoi vrasjen për shkak të një konflikti për prona, por u bë me dije më vonë se mes vrasësit të moshuar dhe viktimës 28 vjeç, ekzistonte një lidhje krushqie. Burimet jo zyrtare por policore bënë me dije se konflikti kishte nisur për kanabisin që gjendej në ato zona, ndonëse asnjëherë nuk u zyrtarizua nga policia dhe as nga prokuroria.

 Çobani nga Librazhdi i vrarë në Vlorë

Me 10 gusht, policia e Vlorës do të merrte një sinjalizim se një person i pajetë kishte mbërritur i vdekur në spitalin e qytetit. Vdekja e tij kishte ardhur nga një plumb që e kishte marrë ne pjesën e kokës, ndërsa policia vuri në pranga një burrë të moshuar. Në fakt ishte pronari i stanit, i cili e kishte gjetur djalin, vetëm 20 vjeç, me pak shenja jete. Ishte munduar ta sillte në spital me qëllim ta mbante në jetë por nuk ia kishte arritur. Policia përveç tij i vuri në kërkim edhe dy djemtë e të zotit të bagëtive ndërsa bënë me dije se vrasja kishte ardhur për shkak se i riu kishte kërkuar pagën.

Në sallën e gjyqit, i moshuari i bëri me dije gjykatës shkaqet e mospasjes asnjë lloj arsyeje për të vrarë djalin që kishin punësuar si bari, ndërsa Endri Kosteja ishte ekzekutuar me një plumb. Policia në deklaratën e saj tha: “Ky shtetas punonte si çoban në stanin e të dyshuarve. Policia ka arrestuar shtetasin: Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë ndërsa janë shpallen në kërkim 2 djemtë e tij? V. 34 vjeç dhe L. Lelaj, 46 vjeç. Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

 Altin Llani nga Fieri vritet në Tepelenë Më 12 gusht, policia njoftoi:

“Një vrasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Një telefonatë në sallë ka njoftuar se Gjergji Hasani ka ekzekutuar kushëririn e tij Altin Llani, 36 vjeç. Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas krimit të rëndë. Mësohet se prej kohësh, Hasani vuante nga depresioni”. Policia bëri me dije se viktima ishte konfliktuar me autorin për një motiv banal, ndërkohë që në fakt, Altini ishte nipi i asaj familjeje dhe më pas i bë me dije se konflikti ishte për prona. Historia e asaj vrasjeje mbyllet shpejt, ndërkohë që u fol se bëhej fjalë për parcela me kanabis që ishin në tokën e tyre dhe që pretendonte edhe viktima. Ngjarjet rrodhën shpejt e ekzekutimi i Altinit nga kushëriri i tij u la jashtë vëmendjes mediatike? thjesht vrasje nga një person me probleme mendore!

 Gjok Arra, Planë, Dukagjin

Gjithnjë zona e Mbishkodrës duket se lehtë prodhon ngjarje. Ky është të paktën perceptimi që gjendet për atë zonë, ndërsa u tha se me 15 shtator një 31­vjeçar ishte ekzekutuar nga dy vëllezër, kushërinj me viktimën, e ndërsa pak para vrasjes, në kohën kur ka nisur edhe sherri i madh, dy djemtë kishin qenë duke pirë kafe me njeriun e tyre. Fillimisht policia e klasifikoi ngjarjen si konflikt për tokat mes palëve e, pak kujt i shkoi mendja se dy personat që u identifikuan dhe u shpallën në kërkim menjëherë, ta kishin ekzekutuar njeriun e tyre për parcela me kanabis.

“Shekulli” solli informacion shtesë nga banorë të zonës, të cilët ishin në dijeni të konfliktit që kishte nisur që pas një operacioni që kishte bërë policia, ku kishte bërë ndërhyrje selektive në parcelat e drogës. Aty dyshohet se vëllezërit Luigj e Çesk Bludaj t`i kishin kërkuar llogari se përse kishte spiunuar te policia. Në gjyq, autori i vrasjes pranoi se sherri kishte nisur për 50 rrënjë kanabis. Ai i tha Gjykatës së Shkodrës se nuk donte ta vriste por Gjok Arra kishte tentuar ta gjuante me kmesë, e ky për t`u kundërpërgjigjur e kishte qëlluar me pistoletë.

 Ardian Mesiti

Më 22 shtator nga fshati Llallë i Gramshit do të vinte informacioni për një krim horror. Në fakt Gramshi është ndër ato zonat e rralla që prodhon lajme të tilla. Një i ri ishte gjetur i masakruar me thika dhe i hedhur në anë të rrugës. Policia nxitoi dhe vuri në pranga autorin e ngjarjes ndërsa gjithçka në lidhje me autorësinë e krimit u tregua nga banorët të nesërmen ndërsa Ardian Mesiti ishte gjetur në kanal i pajetë dhe i masakruar.

Krimi kishte ndodhur diku afër mesnatës ndërsa policia e klasifikoi vrasjen për motive banale. Madje në them të atij krimi të rëndë u vendos pikërisht sherri për femra, e ndërsa edhe familjarët e viktimës, në fakt dolën dhe treguan se djali i tyre ishte vrarë për nder. Mirëpo burimet nga vetë zona, nga banorë që janë njohës të mirë të familjeve dhe të të gjithë zonës treguan se djemtë ishin të përfshirë në punët e drogës dhe se prej pak ditësh kishin shfaqur konflikte mes tyre.

 Vrasja e Bardhit, ende pa motive, por me 10 autorë

Më 24 shtator gjendet i ekzekutuar me një mori plumbash Aleksandër Bardhi. Vendi i vrasjes ishte një fshat i Sarandës në të cilin viktima edhe banonte ndërsa policia solli në pranga disa persona, ndër ta edhe një të mitur. Fillimisht nuk u dha asnjë lloj versioni nga policia, ndërkohë që jo zyrtarisht u bë me dije se Bardhi, 47 vjeç ishte vrarë për kanabis. Madje u tha se personat që e kishin qëlluar natën, nuk e kanë njohur se ishte ai, por kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër.

Policia përveç tre personave të parë të arrestuar, mes tyre dhe të miturin vetëm 15 vjeç, vijoi të sillte në pranga persona, derisa tri ditë më parë doli në një njoftim zyrtar se kishte gjetur armët me të cilat ishte qëlluar Bardhi. Ishin gjetur në shtëpinë e një 20­vjeçari, banues i Ksamilit i cili është i arrestuar, ndërsa u shpall në kërkim një 18 vjeçar që policia nuk i jep emrin. Policia publikoi kallashnikovët që u gjenden në shtëpinë e Dhimitër Cikos, i dënuar edhe më parë për trafik droge, por nuk bëri me dije se cili ishte shkaku që i kishte marrë jetën 47vjeçarit nga Mirdita që banonte në Sarandë. Vijon të mos dokumentohet motivi i vrasjes, ndërsa policia nuk ngurroi të publikonte edhe skedën kriminale të viktimës, për sa ishte gjallë.

 “Vetëvrasja” me plumb pas koke e Besnik Pudjas

Me 7 tetor, policia e Tiranës njofton për një akt vetëvrasjeje. Në fakt kohëve të fundit janë shtuar së tepërmi dhe mbeten të tilla, përveç rastit në fjalë për të cilin reagoi i ati i tij, pasi e mbuloi me dhe të birin 36 vjeç. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhej me dije se një i ri, çoban, ishte gjetur i pajetë dhe ishte vetëvrarë me arnë zjarri. Tri ditë më vonë, prokuroria në një indicie të ndryshme nga policia e regjistron aktin si vrasje ndërkohë që për ditë me radhë ikja nga kjo jetë e Besnik Pudjas, në stanet e Shëngjergjit, stane që në vendin tonë janë kthyer në magazina hashashi, u kronikua si e dyshimtë.

I ati i tij doli publikisht dhe i kërkoi shtetit të gjente autorët e vrasjes së të bitit. Policia arrestoi dy të rinj të cilët duket se kishin dijeni në lidhje me “vetëvrasjen” po jo me vrasjen. Gjithashtu u shpall në kërkim një tjetër “çoban” pasi edhe ky kishte dijeni për faktin që Pudja mbante armë por që nuk kishte treguar në polici. Në reagimin e fundit, policia bëri me dije se Besniku ishte vetëvra dhe plumbi që kishte dalë nga koka e tij kishte plagosur të arrestuarin për moskallëzim krimi në krah!!! Familja vijon të kërkojë vrasësit e të birit, madje bëhet me dije se edhe ekspertiza mjeko­ligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes së tij një plumb pas koke, me hyrje, jo dalje!

Tags: albanianedi rama
Previous Post

E zë porta e hekurit poshtë, vdes 52-vjeçari nga Durrësi

Next Post

Policia arreston në Vushtrri dy hajnat e Samsung-it

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Policia arreston në Vushtrri dy hajnat e Samsung-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.