Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mikusnicë të komunës Skënderaj në Kosovë, ku një 45 vjeçar I ka dhënë fund jetës duke kryer vetëvrasje.
45 vjeçari Safet Mangjolli babai i disa fëmijëve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë, lajmi është konfirmuar nga vëllai i të ndjerit.
Mediat kosovare bëjnë me dije se arsyeja që e ka shtyrë të ndjerin të kryej aktin e rëndë ka qenë gjendja e mjerueshme ekonomike në të cilën ai jetonte.
Vëllai i të njerit ka pohuar se Safeti edhe para një muaji kishte tentuar të vetëvritej, por nuk kishte arritur ta bëj një gjë të tillë.
















