Zbardhen disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku një pushues është aksidentuar me një motor uji.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur kur pushuesi belg, Nasim Benhadou, 27 vjeç ishte duke udhëtuar me një motor uji.
Sipas policisë, pushuesi ka qenë duke bëre xhiro me motor uji e duke bërë një kthesë ka rënë nga motori duke u gërvishtur në kokë.
Pas kësaj ngjarje ai ka shkuar dhe ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar, thonë burime nga policia, të cilat kanë theksuar se pushuesi belg nuk ka shprehur ndonjë pretendim apo kallëzim.















