Nje prej objektivave te rrjetit British Albanian Businesses Association “BABA” eshte edhe zhvillimi mardhenieve biznesore ne mes Britanise se Madhe dhe prodhueseve shqiptare. Artan Llabjani avokat në Londër është presidenti i Shoqatës së Bizneseve Britanike Shqiptare.
Sot me perfaquesin e BABA per Kosove Shkumbin Gashi , u takuam ne zyret e Ambasades Republikes se Kosoves me ambasadorin Lirim Greiçevci, diplomaten per ekonomi Elmaze Pireva edhe me perfaqesuesen e Ambasades se Shqiperis Migena Baholli ne Londer, ku diskutuam mundesin e kordinimit per hapjen e nje pike reklamuese dhe shitese te prodhimeve shqipetare ne Londer.
“BABA” ne Angli do të mbeshtet mundesin qe ne Prishtine dhe Tirane te hapet pike grumbulluese e te gjithe sektoret te prodhimeve kualitative shqipetare, me qellim baskepunimit me piken shitese ne Londer.
Ne kuader te kesaj, jemi duke formuar nje grup ekspertesh ne sektorin e prodhimit qe do siguroj informacione, trajnime dhe vizita prodhuesve shqipetare me qeillim arritjen e kualitetit/standarteve te kerkuara ne tregun Anglez.
Ne 10 vitet e fundit nga statistikat e ndryshme , tregojne qe bizneset te komunitetit shqipetar ne Angli, jane nder bizneset me stabile dhe ne zhvillime e siper,prandaj kjo do te jete edhe nje mundesi me shume qe prodhimet shqipetare te zene vend ne tregun anglez.
BABA e mbeshtet konceptin qe profitin qe arrihet nga shitjet e prodhimeve shqipetare ne tregun Anglez, do te mbulojne e shpenzimeve te stafit ne Londer, Tirane, Prishtine dhe pjesa mbetur do ti ndahen organizatave bamirese ne Kosove.
Per te diskutuar me shume me prodhuesit dhe afaristet, BABA se shpejti do te organizoj disa takime ku do te ftohen te gjithe prodhuesit ne Kosove dhe Shqiperi si dhe afaristet Shqipetare ne Londer.























