Zbulohet se cili është zjarrvënësi i 4 makinave që u dogjën mesnatën që shkoi rreth orës 02:40 në Unazë të Re, në afërsi të hotel “Roland”: Ai është O.M. 27 vjeç, banues në Tiranë. Policia e Tiranës njoftoi se është në kërkim të të dyshuarit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.
Sipas Policisë, O. M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A. dhe të bashkëshortit të saj, ndërsa dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve.
Mësohet se A.M. punon pedaogoge në Universitetin Bujqësor Kamëz dhe motra e saj jetonte me të.















