43-vjecari është marrë sërish në pyetje nga policia, ndërsa uniformat blu nuk përjashtojnë faktin se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve të pronësisë.
Burime pranë policisë thanë se krahas pistës për shkak të detyrës, për rastin e agjentit të krimeve po hetohet edhe në këtë drejtim.
Më datë 25 nëntor një sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e oficerit Kajmaku. Tritoli, i lidhur me një fitil përcjellës u hodh nga jashtë brenda banesës. Edhe mbrëmjen e së dielës, autorët, që dyshohet të jenë të njëjtët, kanë përdorur të njëjtën mënyrë.






















