Një tjetër akt terrorist u parandalua nga policia këtë të enjte në Tiranë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit blutë e kryeqytetit gjetën një sasi lënde eksplozive të vendosur mbi një biçikletë në një rrugicë pas shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”. Lënda eksplozive e dyshuar tritol ishte gati për të shpërthyer me telekomandim, ndërsa policia arriti të parandalojë shpërthimin duke shkëputur detonatorin.
Ora 10:50 Banori: E pash biçikletën që mbrëmë të parkuar në rrugë
Një banor i pallatit ku u gjet biçikleta me tritol tha për A1 Report se e kishte parë që në mbrëmje biçikletën të lidhur pranë një tubi në rrugicën. “E pash biçikletën që mbrëmë të parkuar në rrugë, policia e mori në mëngjes”, – u shpreh banori për A1 Report.
Ora 10: 15 1 kg tritol me biciklete, i lidhur me celular
Ende nuk dihet objektivi i këtij sulmi, që fatmirësisht u arrit të parandalohej. Burime nga policia e Tiranës thanë për A1 Report se eksplozivi mbi biçikletë, rreth 1 kilogramë, ishte i lidhur me celular. Pas çaktivizimit të tritolit, policia do të analizojë detonatorin e shkëputur nga kallëpet me lëndë eksplozive.
Ora 10:10 Tritoli u zbulua nga patrulla e policisë që qarkullonte në zonën e Tiranës së Re.
Sulmet me tritol qe tronditen Tiranen ne keto tre dite
Ky është akti i tretë terrorist që parandalohet në kryeqytet brenda tre ditëve, ndërsa në dy raste të tjera pati shpërthime por fatmirësith pa të lëndur në njerëz. Të martën një sasi prej 400 gramë tritol u zbulua në stacionin e autobusit të linjës urbane të Unazës së Re në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e cila u çaktivizua nga policia duke shmangur pasoja fatale në njerëz. Po të martën në orën 02:50 një shpërthim i telekomanduar me tritol u shënua në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimi Tahiri. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, këto dy akte terroriste janë bërë nga e njëjta dorë. Natë terrori në Tiranë, 2 bomba familjes së Tahirit, 1 për policin
Një orë pas sulmit në farmaci, në 03:50 të mëngjesit të së martës një sasi rreth 400 gramë tritoli shpërtheu me fitil në hyrjen e banesës së oficerit të policisë Alfred Numani. Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës u arrit të parandalohej atentati ndaj avokatit Emirjon Mema. Pas njoftimit të policisë nga vetë avokati, u arrit të neutralizohej granata e vendosur në gomën e automjetit të tij, në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. Tiranë, parandalohet atentati granatë në automjetin e avokatit.















